Basha përkujton 'Mandelën e Ballkanit': Pjetër Arbnori ishte politikan i rrallë, nuk bëri kompromis me të keqen

Basha përkujton 'Mandelën e Ballkanit': Pjetër Arbnori ishte politikan i rrallë, nuk bëri kompromis me të keqen

Pjetër Arbnori

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar këtë të hënë ditëlindjen e ish-politikanit Pjetër Arbnori. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Arbnori i përkiste kategorisë së politikanëve të rrallë që nuk bënë kurrë kompromis me të keqen dhe që nuk u ndal përpara presioneve apo privilegjeve.

Basha thotë se gjatë jetës së tij, Arbnori arriti tia dalë me sukses të tejkalojë sfidat si frika, zilia apo tundimi për privilegje.

Pjetër Arbnori ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ai është quajtur "Mandela i Ballkanit", për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste per 28 vjet.

Postimi i plotë i Bashës:

Dua të kujtoj sot me nderim të veçantë ditëlindjen e Pjetër Arbnorit, politikanit, shkrimtarit, përkthyesit dhe humanistit të madh që kaloi 28 vite të rinisë së tij në burgjet famëkeqe të komunizmit. Pjetër Arbnori i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen, që nuk u epën para presioneve apo privilegjeve. Që deri ditën e fundit luftuan dhe u përpoqën për idealet e tyre pavarësisht vështirësive të kohës.

Siç thoshte vetë Mandela i Ballkanit, qëndresën ja kishte edukuar familja, shkolla, leximet dhe eksperienca e gjatë e miqve të burgut politik. Frika, zilia dhe tundimi për privilegje, sipas tij ishin rrugët që na bashkojnë me të keqen. Dhe gjatë gjithë jetës së tij, në rini si desident e më vonë si deputet dhe drejtues i parlamentit, Pjetër Arbnori i tejkaloi me sukses këto sfida, duke u shndërruar në politikanin model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend. Le ta nderojmë sot Pjetër Arbnorin, gjurmët e pashlyera të tij në historinë e Shqipërisë me urimin dhe shpresën se vlerat që ai solli në politikën shqiptare do të trashëgohen dhe nga brezat e rinj të politikës.

 

E.M./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve! S’duhet të jetë burrë, thjesht çingije

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve! S’duhet të jetë burrë, thjesht çingije