Reforma Zgjedhore me ndërkombëtarët? Tërhiqet Lulzim Basha: Të huajt, jo si drejtues, i duam të japin ekspertizë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tërhiqet nga ideja që komisioni për miratimin e Reformës Zgjedhore të drejtohet nga ndërkombëtarët. E ndërsa 16 ditë më parë në platformën që i drejtoi kryeministrit Edi Rama, një nga pesë pikat ishte që Reforma Zgjedhore të drejtohej nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA), sot lideri demokrat bëri një hap pas duke ndryshuar qëndrimin e tij. Lulzim Basha u shpreh se nuk kërkon që roli i faktorit ndërkombëtar të jetë drejtues, por të japin ekspertizën e tyre për të çuar para procesin.

Një nga pesë kushtet e opozitës për Reformës Zgjedhore që u vendos në datë 2 Tetor
Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime. (Lexo këtu të plotë)

Ndryshimi i qëndrimit sot nga Lulzim Basha për rolin e ndërkombëtarët
"Nuk mund të pranojmë një proces farsë për reformën zgjedhore. Ne kemi thënë që mekanizmi mbikëqyrës të përfshijë tre faktorë, opozitën e bashkuar, ata që kanë çelësat e qeverisjes dhe faktorin ndërkombëtar jo si drejtues të procesit por me ekspertizën që kanë ndihmuar cdo proces zgjedhor në të kaluarën dhe me vullnetin e mirë për të dëshmuar vullnetin e të gjitha palëve për të çuar para procesin. Por në atë tavolinë nuk shikojmë vetëm veten tonë, por të gjithë shqiptarët. Nuk ka negociata me shumicën për reformën zgjedhore, pasi nuk ka mekanizëm, pasi është dy javë pa përgjigje dhe pula pa kokë. Jo thjeshtë reformë zgjedhore me dy pika të tjerë, merr Oerdin dhe atë tjetrin që është një nga kushtet e Bundestagut dhe... Prandaj reforma zgjedhore është më shumë se ndryshimet ligjore. Pjesa e parë thotë miratoni sipas rekomandimeve sipas OSBE-së, pjesa e dytë është zbatimi" tha Basha sot. 

Ndryshimi i qëndrimit nga Basha erdhi pasi propozimi i tij i vendosur si kusht për Edi Ramën është rrëzuar nga SHBA, BE dhe OSBE-ja, që theksuan se janë institucionet shqiptare ata që duhet të miratojnë Reformën Zgjedhore. Ndërsa disa ditë më parë ishte ambasadori i OSBE-së në Shqipëri që theksoi se në kuadër të propozimeve të Bashës, mund të organizojë tryeza për të diskutuar mbi këtë cështje, por jo të marrin drejtimin. Lideri demokrat theksoi sot se është "Reforma zgjedhore është urgjencë kombëtare, por jo për t'u hedhur hi syve shqiptarëve". 

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh qartë i prerë po sot se Reforma Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së do të miratohet brenda Dhjetorit duke zbatuar kushtet e Berlinit, ndërsa pas vitit të ri do të diskutohen cështjet e tjera që kanë partitë, nga vota e emigrantëve te sistemi, etj. Duket se vendosmëria e kryeministrit për të miratuar reformën para dhjetorit si kusht i Gjermanisë ka sjellë tërheqjen e Bashës duke dhënë një sinjal se mund të ulet në tryezën e dialogut, por gjithcka mbetet për t'u parë në ditët në vijim për atë që do të ndodhë.

Përsa i përket negociatave, Basha fajësoi Edi Ramën që nuk u hapën duke kërkuar dorëheqjen e tij. Por i pyetur nëse është gati për zgjedhje të parakohshme, ai tha se 'Po që nesër' por edhe këtu vendosi kushte 'parakushti është që të kenë standardet minimale''. Gjatë konferencës për shtyp ai sulmoi edhe Komisionin Europian, pasi i cilësoi raportet që kanë hartuar për Shqipërinë si të zbukuruara, që nuk paraqesin realitetin. Demokratët pas pushimeve të verës deklaruan se nuk do të ketë protesta deri në vendimin për negociatat për të mos ndikuar, por tani që vendimi u dha cfarë do të bëjë PD-ja?

"Isha i qartë kur u thashë që opozita dhe Europa flasin me një gjuhë; e sotmja nuk është ajo që dëshironim, por nuk ishte e papritur, minimumi ishin kushtet e Gjermanisë. Prandaj kushtet janë rruga, plani për cdo shqiptar që duhet të thotë cfarë duhet të ndryshojmë. Reformë zgjedhore, zgjedhje të lira, zbatimi i reformës në drejtësi, para drejtësisë cdo kush që ka abuzuar.  9 kushtet e Bundestagut janë rruga e PD-së. Protesta ka pasur, ka edhe do të ketë" tha Basha i pyetur nga Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Reforma Zgjedhore me ndërkombëtarët? Basha bën një hap pas: Jo drejtues, por të japin ekspertizë

16 ditë pas prezantimit të platformës për reformën zgjedhore me 5 kushte, Lulzim Basha u tërhoq nga kërkesa që ndërkombëtarët të drejtojnë procesin. "Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar.

Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime" thuhet në platformën e opozitës që iu drejtua kryeministrit Rama në datë 2 tetor.

Por sot Lulzim Basha ndryshoi qëndrim, ai u shpreh se mekanizmi i propozuar nga PD-ja është që ndërkombëtarët të mos jenë drejtues, por të japin ekspertizën e tyre për procesin.

"Nuk mund të pranojmë një proces farsë për reformën zgjedhore. Mekanizmi të përfshijë tre faktorë, opozitën e bashkuar, ata që kanë çelësat e qeverisjes dhe faktorin ndërkombëtar jo si drejtues por me ekspertizën për të dëshmuar vullnetin e palëve për të çuar para procesin.

Nuk ka negociata me shumicën për reformën zgjedhore, pasi nuk ka mekanizëm, pasi është pa përgjigje dhe pula pa kokë. Jo thjeshtë reformë zgjedhore me dy pika të tjerë, merr Oerdin dhe atë tjetrin që është një nga kushtet e Bundestagut. Prandaj reforma zgjedhore është më shumë se ndryshimet ligjore. Pjesa e parë thotë miratoni sipas rekomandimeve sipas OSBE-së, pjesa e dytë është zbatimi" tha Basha.

Ora 19:19
Basha: Jemi gati që nesër për zgjedhje të parakohshme (por edhe këtu vendos kushte)

1571418822_LogoReportTVERE2.00002513.Still004.jpg
Lulzim Basha tha se opozita është gati që nesër për zgjedhje të parakohshme, por me një parakusht.

"Opozita ka një vit që lufton për zgjedhje të parakohshme, padyshim që lufton dhe është e gatshme që të shkojë që nesër, por parakushti është që të kenë standardet minimale, që të jenë për njerëzit dhe jo zgjedhjet e Vangjushit, Tomës dhe Kajmakut' tha Basha.

Por a do të ketë protesta tani që u mor vendimi për negociatat? "Mundohuni të dilni mbi këtë pyetje dembele, protesta ka pasur, ka edhe do të ketë. Protestat nuk janë tregues i prapambetjes së një shoqërie, është mungesa e protestës një gjë e tillë" tha ai.

Ora 19:12
Basha: Rama 'KÇK'-në e ka në shpirtin e vet, zgjidhja e krizës te 9 kushtet e Berlinit

1571418244_Screenshot1.jpg
I pyetur nëse është i hapur për një dialog pa parakushte me Ramën, Basha u përgjigj "Kësaj i kemi dhënë përgjigje prej më shumë se prej një viti dhe me dokumentin gjerman për negociatat është e qartë se cila është përgjegjësia e cdo kujt, ne si opozitë e përqafojmë si dokument, si udhërrëfyesin e daljes nga kriza, pa lojëra pa hile dhe mashtrime.

Ne kemi propozuar dhe nuk kemi pritur sikur tha kryeministri italian. Atë që u tha prokurorëve kap cfarë të kapësh e ka në shpirtin e vet. Nuk presim propozim nga ata, e ka bërë Bundestagu. Tani ka dy zgjedhje; ta zbatojnë ti binden verdiktit të sovranit dhe kërkesave të Europës ose të hapin krahun" tha ai.

Ora 19:11
Basha zbulon strategjinë e aksionit opozitar pasi nuk u hapën negociatat


"Reforma zgjedhore është urgjencë kombëtare, por jo për t'u hedhur hi syve shqiptarëve. Dua të deklaroj mbështetjen tonë të plotë për objektivat e shpallura nga Bundestagu, krijimi i Kushtetueses, SPAK-ut dhe dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë.

BE ka pasur dhe do të ketë probleme, por kjo nuk lidhet me negociatat shqiptare. Ne si opozitë sot kemi një mision; të dalim nga kjo gjendje duke marrë përgjegjësi. Përgjegjësi është akoma në krye të qeverisë. Ndaj detyra jonë fillon me propozimin e hapave konkretë si rasti i reformës zgjedhore, por është detyra e cdo shqiptari, të bashkohemi për të marrë në dorë fatin tonë për të vendosur standardin e zgjedhjeve të lira' tha Basha.

"Isha i qartë kur u thashë që opozita dhe Europa flasin me një gjuhë; e sotmja nuk është ajo që dëshironim, por nuk ishte e papritur, minimumi ishin kushtet e Gjermanisë. Prandaj kushtet janë rruga, plani për cdo shqiptar që duhet të thotë cfarë duhet të ndryshojmë. Reformë zgjedhore, zgjedhje të lira, zbatimi i reformës në drejtësi, para drejtësisë cdo kush që ka abuzuar.  9 kushtet e Bundestagut janë rruga e PD-së" tha Basha i pyetur nga Report Tv.

Ora 19:01
Basha: Sot Rama duhet të jepte dorëheqjen, por unë nuk e pres që ta bëjë

Lulzim Basha kërkoi nga Edi Rama që të japë dorëheqjen pasi sipas tij është fajtori kryesor për dështimin me negociatat. "Për fat të mirë me ndihmën e Zotit dhe Perëndimit piketat janë hedhur. Reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj ka një qëllim ti trajtojë të gjithë njëlloj. Pavarësisht se do të rikthimi në një tjetër mbledhje të BEsë apo do të kemi një tjetër mënyrë kontrolli dhe që drogën mos ta shohë fare.

Rruga për hapjen e negociatave shkruhet në 9 kushtet e Bundestagut. Përsëritja e zgjedhjeve të 30 Qershorit sipas një kodi të ri. Dua të konfirmoj edhe njëherë se jemi të vendosur për të bërë gjithcka për të mos e pranuar gjendjen e sotme, tërësisht dhe kryekëput përgjegjësi e një njeriu që sot po të kishte pasur një fije patriotizmi, duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe asgjë më pak, por as unë dhe as ju nuk e prisnim, ndoshta ndonjë socialist idealist" tha ai.

Ora 18:53
Basha 'thumbon' Ramën: Lë mjekrën si Ismail Qemali dhe shitet si patriot i madh, por...

Për Lulzim Bashën i vetmi fajtor për mos hapjen e negociatave është Edi Rama, të cilin e ka 'thumbuar' edhe për mjekrën. "Por Macron kërkon të reformojë verifikimin e së vërtetës për Ballkanin. Nuk shkohet në Europë me 'Toyota Yaris' dhe as me paratë e tyre. Macron po kërkon reformë për kontrollin e atyre që duan të hyjnë në klubin e vendeve më të pasura të botës.

Shqiptarët ikin në Francë, se të drejtat janë njëlloj, trajtimi para ligjit është i njëjtë. Macron po kërkon të reformojë mënyrën si vendet e ardhshme do të kontrollohen që të mos kenë dështime si në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë. Në Francë prej 2013 po shkonin nga një mijë në javë. Ata thonë prit, prit mos e hap derën akoma se nuk është gati. Këta që na lënë mjekrën si Ismail Qemali dhe na shiten si patriotë të mëdhenj, këtej marrin policë të FRONTEX në kufi" tha ai.

Ora 18:43
Basha sulmon KE-në: Dëgjomëni mua, sa erdha nga Berlini me informacione të freskëta

Lulzim Basha ka sulmuar Komisionin Europian që sipas tij ka zbukuruar raportet për Shqipërinë duke mos treguar të vërtetën e asaj që po ndodhte në Shqipëri.  "Në orën 13:00 erdha nga Berlini me informacionet më të freskëta. Është e vërtetë që mbizotëron mosbesim me vendet anëtare në raport me raportet e KE për zgjerimin, konsiderohen të zbukuruara, nuk paraqesin realitetin.

Këtë tha edhe Holanda kur u shpreh se në rast e Maqedonisë ishin dakord, për Shqipërinë, krimi, korrupsioni dhe ndarja e pushtetit i ndalonin për hapjen e negociatave, në raport të qartë me raportin e zbukuruar të KE-së. Franca shikon cdo ditë problemin e azilkërkuesve.

Këto të vërteta nuk kanë gjetur pasqyrtimin në raportin e KE-së dhe kjo e shtyu Bundestagun të bënte vlerësimin e vet, e bënë edhe për Serbinë para ca vitesh, i njëjti person Krishbaun. Në vend që të bënin detyrat këta përqafoheshin dhe putheshin me komisionerin për zgjerimin dhe Mogerinin" tha Basha.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 19/10/2019 21:16

    Hik more legen hipokrit nzore vrer neper europe per ne.

    Përgjigju
  • Waakskke: 18/10/2019 21:37

    Ishalla ju dalt fara o mashtrusa si nuk e lat kyt popull me ec per para legena vec me shkateru vendin tuaj per nje cop karrige hajduta

    Përgjigju
  • Edy: 18/10/2019 21:30

    Ti je nje kokerr legeni edhe ftyren e ke si bushter ti bashk me sali kriminelin , ju jeni vrases te kti populli te shkret qe mbeten rrugve te europes, nuk ju mjaftojn 250 miljon euro qe i vollet ne rrugen e kombit pa llogarit vjelljet te tjera qe i keni ba kti populli te shkret

    Përgjigju
  • Emi: 18/10/2019 21:23

    shqiptaret skaj gja me ne dor. Vetum me koh te PPSH e kishin shqiptaret. Sote ashte shtet kukull

    Përgjigju
  • asl: 18/10/2019 21:12

    Lul shpellari meso regullat elementare te komunikimit dhe te edukates,aprovohu perseri deputet sepse per momentin je nje "qytetar"i thjeshte dhe pastaj kerko te behesh astronaft.Ik ore burravec.

    Përgjigju
  • Pyka: 18/10/2019 20:07

    Pinoku i vogjël....eshtë i parashikushëm si gjithmonë....mediokër...mendon se ....Edi po e pret!

    Përgjigju
  • Tini: 18/10/2019 19:51

    Lul ,Hollanda doli kunder se mbeshtet ftyren tende si sabotator i negociatave . Sikterr ti dhe Rhuters bashke me Hollanden

    Përgjigju
  • Luljeta: 18/10/2019 19:20

    Dhe ben shume mire qe e mendon keshtu sepse nuk do ta japi o rus

    Përgjigju
  • F. Uck france: 18/10/2019 19:19

    Le gomari ngordhi po sna lene as keta krimbat e gjizes. Ky beri cmos qe mos na pranonin po kesaj i thone te vras naten e te qaj diten

    Përgjigju
  • Anna: 18/10/2019 19:12

    Vallaj me vjen keq per gazetaret qe jan te detyruar me i dju se e kan pun...po ne te pakten e kemi telekomanden ne dor dhe e fik tele...po ik mor i pafytyr se na e shpife se u bone pa lezet...si ai qe gezohet kur vdes ai qe si ka pelqy...du ta di i lexoni naj her kto opinionet to a ju apo djoni ata opinionistat e pagu prej jush...hapni iher dhe lexoni se car mendimesh ka populli per ju...qorra

    Përgjigju
  • Tralala: 18/10/2019 19:11

    Basha=gomar me vesh te gjata

    Përgjigju
  • Sam: 18/10/2019 19:09

    Qellimi i vetem strategjik i tere opozites,ka qene vetem dhe vetem te destabilizoje,shkateroje c’eshte bere,por me kryesori edhe eshte edhe do te jete mos hapja e negociatave per antaresimin ne BE,per sa kohe kjo pozite eshte ne pushtet dhe kjo demagogji eshte tallje me popullin?!Emra nuk po them sepse mbajne ere m__!

    Përgjigju
  • BRSS: 18/10/2019 18:59

    TI MOR KAQOL PUNOVE DUKE SHAR VENDIN TEND NE ÇDO SHTET TE BOTES MOR TE QIFSHA GRUAN

    Përgjigju
    • Ariu: 18/10/2019 20:49

      Hahahahahahaha ah je i madh BRSS

    • nik: 18/10/2019 19:15

      Je i madh... duke shar ne anglisht keshtu perkrahsit e tij nuk e kuptojn cfar po thot.

  • Dada: 18/10/2019 18:57

    Bere cmos per ti bllokuar qene

    Përgjigju
  • One: 18/10/2019 18:56

    Ju te dy, qe nga menyra si drejtoni partite dhe si sabotoni reformen ne drejtesi dhe rrjedhimisht hyrjen ne BE, tregoni qe s’keni interesa te perbashketa me shqipetaret. Si te tille duhet te largoheni sa me perpare. Asnje shenje faji dhe mbajtje pergjegjesie. Te dy mundohen te fajesojne njeri tjetrin dhe te perfitojne c’te munden dhe nuk u behet vone per gjemen qe kane shkaktuar. Faktet jane qe keni deshtuar keqazi dhe duhet te pushoheni nga detyra. Ju nuk keni kurajo ta beni kete dhe i bie qe vetem nje levizje mbarepopullore mund ta bej kere

    Përgjigju
  • Shkodra: 18/10/2019 18:55

    Ik mor e p....dhu! Sa i pafytyre! Qe punove fort per te na pranuar nuk e kishim vu re! Jeni per t’u derguar te gjitheve ne Amsterdam e te rrini me drogaxhinjte neper bordello. Treshja e pushtetareve te tanishem eshte kthyer ne trashje. Aman ikni e na lini rehat se vjen vete Europa e na kerkon.

    Përgjigju
  • vjeshta: 18/10/2019 18:52

    E dimë të gjithë, je bërë copash Duke mbrojtur zaptuesit e tokave te astiri, e bllokuar trafikun! Injorant.

    Përgjigju
  • Zosi: 18/10/2019 18:51

    Po si su lodhe duke genjyer o surratpandofel. Ne po, na lodhe veshet. Tashi na thua se luftove fort per po-në, kur nuk le gur pa lujt me na blloku. Dhe kete e din gjith shqiptaret. Ndaj mos u lodh per me na mbush mendjen, se na hape barkun!

    Përgjigju
  • Hajdar: 18/10/2019 18:50

    U konfirmua.

    Përgjigju
  • AltinTop: 18/10/2019 18:50

    Jeni e vetmja parti ne bote qe e merr popullin per budalle 30 vjet rresht...

    Përgjigju
  • Lul zari salhe kriminelit: 18/10/2019 18:49

    O lul kriminel hajdut po hik mor bur leshi ti je njeriu i fundit që do të shphësh Shqiprin në Evrop. Ti je një vemje e pështir.

    Përgjigju
  • mashtruesi: 18/10/2019 18:45

    Po ti kishe 6 muaj qe thoshe cdo dite nuk hapen negociatat.

    Përgjigju
  • Lon: 18/10/2019 18:44

    Ik mo flliqsir o shurraq o kalama i shpifur o kryemashtrues ti ke per ta ngren i pari mbaje mend.

    Përgjigju
  • nik: 18/10/2019 18:41

    Po Punove fort duke djegur parlamentin, duke djegur mandatet, duke shkuar shtet ne shtet duke than qe shqiperia nuk esht gati per evropen dhe jemi nje kercenim per ta. bravo

    Përgjigju
  • Toni: 18/10/2019 18:40

    Mos dh* nga goja

    Përgjigju
  • fatmir çfarkarri këllira: 18/10/2019 18:40

    O shal ngjit për çfar na quan ti ne Shqiptarët debil ? ? ? Ti volle vrer në të gjith kancelarit e evropës o kriminel hajdut shal ngjitur njeri i pa skrupullt. Po pfit se po të mbështillet litari ty dhe kryekriminelit tat malok salhe.

    Përgjigju
  • Argita: 18/10/2019 18:39

    ca thote ky b* se na hoqi trurin mashtruesi qe akoma nuk e beson qe te gjithe e kuptojme qe Rama eshte komfort vetem nga ky b* lulishtesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji