Basha: Qeveria dështoi me paketa gjysmake! PD do t’i kthejë ekomonisë frymëmarrjen

TIRANË- Pesë muaj nga nisja e pandemisë Covid 19 në vendin tonë, kryetari i Partisë Demokratike  Lulzim Basha bën me shifra bilancin e ekonomisë, të ndikuar nga koronavirus.

 Kreu i demokratëve sqaron se paketat ekonomike të qeverisë rezultuan gjysmake, të menduara dhe pa asnjë efekt për të lehtësuar krizën për qytetarët dhe bizneset.

 “Ndihma reale për ekonominë nga qeveria Rama nuk arriti as në 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto duke u renditur e fundit në rajon. Faktet sot tregojnë se është lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria”, tha Basha.

Për Bashën, shqiptarët sot janë me të varfër se kurrë këto 30 vjet, ndërsa bën edhe një parashikim.

 “Qindra biznese të vogla kanë mbyllur dyert, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës,qindra studentë e kanë të pamundur të perballojnë jetën studentore. Këtë vit shumë familje  do ta kenë të pamundur të çojnë femijët në universitete për shkak të pamundësisë ekonomike”, vijoi ai.

Nuk harron të premtojë se me ardhjen në pushtet, do t’i kthejë ekomonisë  frymëmarrjen, e se do ta fusë vendin në shinat e zhvillimit.

 “Punësimi  mbetet prioriteti im kryesor dhe për ta garantuar këtë ne  do të marrim vendimet dhe veprimet e nevojshme. Lehtësimi i barrës fiskale, përgjysmimi i lejeve dhe liçencave dhe ulja e taksës së punës janë disa nga masat e para që do marrë qeveria jonë. Ne do të krijojmë kushtet ekonomike dhe sigurinë e nevojshme që investitorë të huaj me potenciale të mëdha punësimi të vijnë në Shqipëri”, përfundon Basha.

Basha akuzon qeverinë se nuk ka pranuar propozimet e demokratëve për të parandaluar thellimin e krizës ekonomike si dhe strategjinë e daljes nga karantina, pasi sipas tij, prioritet i  Ramësishin oligarkët.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 07/08/2020 08:58

    A te ishe ti merhum ne krye do kishin vdekur njerezit topa-topa ne rruge. Ty qe te njohin veç ambasadoret ne Shqiperi dhe Abdulla Hoti ne Kosove. Donte hapje biznesi ja ku e ka, le ta nxjerre lekun per vete dhe punonjesit e vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale