Basha reagon për Haradinajn: Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovë

Basha reagon për Haradinajn: Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovë


Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës duke thënë se akti që bëri konfirmoi se Haradinaj vendos Atheun mbi gjithçka.

Më pas Basha shkruan se asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë.

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!” shkruan Basha në Twitter.


Lajmi kryesor:

Dorëheqja e Haradinaj/ Basha: Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovë! Majko: Sot jam me Ramushin


  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Gëzim Çelës dhe të të afërmve të tij

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Gëzim Çelës dhe të të afërmve të tij