Basha rikthen Nishanin në PD, sposton Ristanin, rikonfirmohen Paloka dhe Spaho (Emrat për Kryesinë)

TIRANË - Partia Demokratike mbledh nesër Këshillin Kombëtar ku në fokus do të jenë zgjedhja e forumeve të reja drejtuese, por edhe situata politike në vend. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se Këshilli Kombëtar demokrat do zgjedhë kryesinë e re me 15 anëtarë si dhe drejtuesit e sekretariateve. Basha publikoi të gjithë listën e kandidatëve për këto dy struktura. Gjithashtu, Basha tha se do të propozojë emrin e ish-presidentit Bujar Nishani për kryetar të Këshillit Kombëtar, duke rikthyer kështu zyrtarisht në selinë blu ish-kreun e shtetit.  

Ndryshime të ndjeshme janë ato që prekin sekretarin e PD-së. Kështu, Sekretari i Përgjithshëm në detyrë, Arben Ristani, nuk do rikandidojë më për këtë funksion. Basha ka propozuar garë mes Dorjan Telitit dhe Gazmend Bardhit për postin e rëndësishëm në selinë blu. Edhe Enno Bozdo nuk do jetë më Sekretar Organizativ. Në vend të tij i janë propozuar Këshillit Kombëtar emrat e Sahit Dollapit dhe Lulzim Omurit.

Ndërsa emri i ri që bëhet pjesë e PD-së është ai i Çlirim Gjatës, ish-kryetar i KQZ-së i cili kandidon për Sekretar të Çështjeve Ligjore përballë Marinela Ziut. Ndërsa sekretariati për Çështjet Zgjedhore do të ndahet mes Ivi Kasos dhe Dorjan Gjonmarkaj. Lidhur me numrin dy të PD-së, Lulzim Basha kërkon votësim për Edi Palokën dhe Edmond Spahon, të dy si nënkryetar, duke mospreferuar kandidimin e një emri të ri në pozicionin e bashkëpunëtorëve më të afërt. Pas konstituimi të Kryesisë dhe sekretariateve, do jenë deputetët ata që do zgjedhin kreun e ri të grupit parlamentar.  

Kandidatët për 15 anëtarët e Kryesisë

Agron Shehaj
Aldo Bumçi
Arben Beqiri
Arben Ibro
Avenir Peka
Bardh Spahia
Besart Kadia 
Dhurata Çupi
Dritan Shano
Dorjan Gjonmarkaj
Endri Hasa
Enkelejd Alibeaj
Enkelejda Sallaku
Enno Bozdo 
Enri Ceno
Ervin Salianji
Fatbardh Kadilli
Fatbardha Kadiu
Fatbardh Sallaku
Fitim Zekthi
Flamur Hoxha
Flamur Noka
Florjon Mima
Gazmend Koduzi 
Genc Pollo
Gent Strazimiri 
Genti Malko
Gerti Bogdani
Grida Duma
Izmira Ulqinaku
Jamarber Malltezi
Jorida Tabaku
Kastriot Sulka
Klevis Balliu
Kreshnik Collaku
Ledina Mandia
Luçiano Boçi
Lindita Metaliaj
Mateo Spaho
Nada Meçorapja
Nevila Xhindi
Ndricim Mehmeti
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Roland Bejko
Rudina Hajdari
Tomorr Alizoti
Tritan Shehu
Valentina Duka
Xhemal Gjunkshi

Kandidatët për Sekretariatin e PD

Sekretariati organizativ :

Gazment Bardhi – Dorjan Teliti, Sekretar i Pergjithshem
Çlirim Gjata – Marinela Ziu, Sekretar per Ceshtjet Ligjore
Sahit Dollapi – Lulzim Omuri, Sekretar Organizativ
Ivi Kaso – Dorjan Gjonmarkaj, Sekretar per Ceshtjet Zgjedhore
Ervin Minarolli – Minushe Lazaj, Sekretar per Burimet Njerezore

Propozime për organe statutore
Bujar Nishani - Kryetar i Keshillit Kombetar
Halim Kosova Kryetar i Komisionit te Integritetit dhe Etikes
Jemin Gjana Kryetar i Komisionit Zgjedhor
Arben Ristani Kryetar i Komisionit te Apelimit
Alfred Rushaj Kryetar i Bordit Financiar

Kërkesë për votëbesim:

Edi Paloka - Nënkryetar
Edmond Spaho - Nënkryetar

Anetarë të kryesisë ex-officio:

Kryetarja e LDG Albana Vokshi
Kryetari i FRPD Belind Kellici

Propozim për kryetar i Këshillit Kombëtar: Bujar Nishani.

Faksimile e nenit 52 të statutit të PD

Aplikimet për anëtarë kryesie të PD mund të zhvillohen deri ditën e nesër kur edhe do të mbahet mbledhja e Këshillit e Kombëtar demokrat. Në fokus të mbledhjes së këtij forumi të rëndësishëm në PD do jetë edhe situata politike në vend. Basha tha dy ditë më parë, pas një mbledhje me aleatët në selinë blu se Këshilli Kombëtar do vendosë edhe sa i takon nisjes së protestave.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bnm: 18/01/2019 19:22

    Tashi me nishanin do na i haj m*....tn fare ne ky palloshi pa bishte

    Përgjigju
  • Bnm: 18/01/2019 19:22

    Tashi me nishanin do na i haj m*....tn fare ne ky palloshi pa bishte

    Përgjigju
  • Tini: 18/01/2019 18:01

    Nw jete kryesi Lul zor se vjen ne pushtet . Iken Eno Bozdo dhe rrine Noka , Alubeaj e te tjere . Bozdo ishte oer mua me i miri dhe ne i afti , qe vec e nderonte PD

    Përgjigju
  • Haaaaaaaaaaaa: 18/01/2019 17:01

    Nishani sepata pa bisht Kryetat Keshillit Kombetar te Partisr se hienave natyrisht nuk mund te mungonte dhe nje qytyk sakat

    Përgjigju
    • fadil BAJG gjoleka: 18/01/2019 18:13

      Nuk ka ku të shkoi më posht pd se tani. Po si mund të vihet jar kapterri një sakat në krye të pd. Nuk ka pd njerëz të brezit të ri që ti japin tonin partis. Po jo njerëz të till si jar sakati edi paloqe thupa është shum e mir sma mer njeri thupën mua. Kjo është turp i pa par për partin të ashuquajtur demokratike.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit