Basha: Sa më pak testime të kryhen aq më shumë zgjat karantina! Të bëhen më shumë, ose do jetë tepër vonë

Basha: Sa më pak testime të kryhen aq më shumë zgjat karantina! Të bëhen më shumë, ose do jetë tepër vonë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë sa më shumë testime, në të kundërtën do të jetë shumë vonë.

Në reagimin e tij, Basha shprehet nëse kryhen shumë pak testime, atëherë edhe karantina do jetë shumë më e gjatë.

Kryedemokrati thekson se nëse një thirrje e tillë nuk merret parasysh atëherë ky është një tregues se fshihet e vërteta, por mbi të gjitha do t'i kushtojë shumë vendit.

"Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike. Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën, por do të na kushtojë shumë shtrenjtë!

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike. Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë", tha Basha.

Postimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Te kripsha...: 05/04/2020 13:56

    Mendjen dhe te befsha menderin sa te mencem qe te kemi ta kalonvec DOKTOR Nard Gomar Noka

    Përgjigju
  • Emigranti: 05/04/2020 03:41

    Me fakt po shkruaj pasi po habitem me sjelljen dilettante te Bashes dhe ajo qe me zemeron me shume eshte fakti se ky njeri eshte komplet I padobishem si me politike por edhe ne rast lufte vazhdon akoma te bej politike. Zoti BASHA; Deklaro se me ke je se duket e ke humbur fare dhe vetem del ne koferenca dhe ben deklarata politike qe nuk te ndihmojne as ty dhe as Pd. Me mire mos dil me dhe hesht pasi politika ska me vlere para jetes se njerezve ashtu sic duhet te jesh edhe ti. A po ndoshta jeni alien dhe virusi nuk ju prek apo how it works for you? Heshtja eshte ajo qe mund te besh dhe askush as for tja dije per fjalet e tua boshe dhe fytyren qe qesh si nje idjot I lindur. HESHT TE LUTEM!

    Përgjigju
  • Xxx: 05/04/2020 02:59

    Ti na felliqe o trap !!!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 04/04/2020 21:40

    Kam rhene ky djale eshte zgjuar.Ja kalon gomarit te Fran Ucit,Ja mer per zgjuarsi Flamur Noka (efhe pse behet xheloz Nard Nka)

    Përgjigju
  • Ha duhet te marim keshilla nga Djali i Diktatorit Hoxha. ?: 04/04/2020 19:14

    Ky Kriminel e ka vendin ne Burg ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)