Basha sërish kryetar i PD, Murrizi: S'ishte garë, betejë e stisur! Shkarkimi i Metës? Kundërshtari im në politikë prej 30 vitesh, shyqyr që më 'erdhi në dorë'

Një betejë të stisur e ka konsideruar deputeti Myslim Murrizi garën për kryetar të PD, zgjedhje që i fitoi sërish Lulzim Basha. Në "Report Tv", Murrizi u shpreh se nuk kishte një garë reale, ndërsa kandidatët i konsideroi "shoqëria e Lulit". Sipas tij, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi hynë në garë vetëm për ta bërë atë legjitime.

"Nuk është garë, nuk shihja asgjë ndryshe nga Luli, ata ishin shoqëria e Lulit. Edithi në 1991 ka qenë në PD dhe deri në 2005 nuk ka qenë gjëkundi, ka qenë në Kosovë me Lulin. Kadilli nga viti 1997 deri në 2005 nuk ka qenë në PD, Agroni jo e jo. Më i vjetri në PD nga këto me demek është Basha. E përdorën 8 vite PD për pushtet e për para dhe e flakën në rrugë në vitin 2013. Në 1997 ku ishin këta, në atë vit të vështirë për PD? Për Shehajn nuk flas për shkak të moshës, por këta të tjerët ku ishin? periudha 1997-2001, ka qenë periudha ku do ndahej nëse do ekzistonte PD në pluralizmin politik në Shqipëri? Ata zbritën në fushë dhe duhej të pranonin rezultatin, ose të mos zbrisnin në fushë, mos hynin formalisht kot. Këta hynë në garë me Lulin, pa lista, pa zgjedhje. Luli fitoi aq sa deshi të fitonte. 400 grupe seksioni që ka PD, duhej t'i kontaktonin. Janë në limitet e ekzistencës së seksioneve. Por të tre kandidatët, të pretendonin që ishin të barabartë, duhej të kishin kërkuar zgjedhjet në njësinë bazë të partisë. Nuk besoj që Luli e quan triumf dhe betejë të madhe me rivalët mes vetes, sesa betejën me kundërshtarin. Siç erdhi Luli erdhi dhe Agroni në PD, pa asnjë kontribut. Lulin e solli Berisha, Agronin e solli Luli. Nëse do të kishte garë reale. Ajo ishte betejë e stisur. Unë kam dyshime se ata kanë hyrë vetë në lojë për të legjitimuar garën. Tani do shohim se çafrë do të praojnë këta nga Luli, ofiqe dhe poste. Do dali nëse ka qenë garë e porositur apo betejë për t'i ofruar më të mirën e mundshme demokratëve meqë Luli humbi zgjedhjet", tha Murrizi. 

Sipas deputetit, PD sot nuk është më një parti demokratike dhe duhet të jetë më e sinqertë me demokratë dhe shqiptarët.

PD duhet të jetë më fleksibël dhe më e sinqertë me demokratët dhe shqiptarët se çfarë kërkon. Basha duhet të kërkojë dy gjëra nëse  ka seriozisht demokratizimin e votës, duhet të kërkojnë një sistem kombëtar siç e ka Kosova, me listë të hapur 100%, kjo është derë e hapur për çdo opozitar, se ky nuk është pronar i opozitës dhe rishikimin e hartës  territoriale të bashkive. PD është në këtë gjendje sepse nuk është demokratike, shtoi ai.

Ndërsa u ndal te votimi në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Murrizi tha se e kishte dhënë "me qejf të madh" votën e tij pro, duke e konsideruar Metën kundërshtarin e tij politik prej 30 vitesh.

"Kush na i dha këto para? Ky po të kishte dhënë ndonjë dorë përpara, mund ta kishte përmbys rezultatin. Unë nuk jam pjesë e pazareve të ndyra të tyre, akti i kuvendit do të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese. Personalisht nuk i kam asnjë borxh Ilir Metës, është kundërshtari i imi në politikë që prej 30 vitesh. Shyqyr që më erdhi në dorë. Unë e dhashë me qejf të madh votën, në orën 1 të natës mblidhem unë për t'i larguar këta", u shpreh Murrizi.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare