Basha nuk zë mend nga gjobat, sërish miting në Durrës! Rama: Rrezikoi jetën e qytetarëve (VIDEO)

TIRANE-Sërish Lulzim Basha dhe sërish në Durrës. Kryetari i PD-së sfidon përsëri ligjin që ndalon grumbullimet pasi jemi në kohë pandemie dhe deri në 23 qershor në gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Por gjoba e parë në Durrës dhe e dyta te Teatri Kombëtar, liderit demokrat nuk i ka bërë përshtypje duke e shkelur sërish aktin normativ. Ditën e sotme nga zona e Kënetës në Durrës, Lulzim Basha ka postuar disa foto nga mitingu që zhvilloi me qytetarët.

Si reagim, kryeministri Edi Rama në twttiter, shpërndau postin e Bashës, ndërsa shkruan: "Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!", Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo është papërgjegjshmëri, që Basha e bën për interesa personale.

Për kryedemokratin, rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është Ramavirusi.

"Pas dy muajve të mbyllur për shkak të koronavirusit të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI.

Në zonën e kënetës në Durrës takova qindra qytetarë të rrënuar nga pandemis ekonomike e qeverisë. Si kudo në Shqipëri, edhe këtu RAMAVIRUSI ka shkatërruar ekonominë dhe vendet e punës, duke shtuar hallet për këta banorë të goditur rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

RAMAVIRUSI është pandemia që torturon tash 7 vjet shqiptarët. Asnjë popull nuk ka paguar rritje taksash këto 7 vite si shqiptarët. Asnjë popull nuk ka paguar rritje të faturave të energjisë, rritje të çmimit të karburantit si shqiptarët. Kur erdhi dita që njerëzit kishin më shumë nevojë për përkrahje nga buxheti, Edi Rama i braktisi.

Në vend që të ndihmonte qytetarët paratë vazhdoi ti çonte te oligarkët. Vetëm pardje thesari i shtetit pagoi 700 mijë euro të parave tuaja, të taksave tuaja për inceneratorin e Tiranës. Për ti hapur rrugë ndërtimit të kullave, shembi Teatrin dhe do të marrë 30 milionë euro borxh. Sepse interesi i Edi Ramës nuk janë qytetarët që sot janë në pamundësi.

Që ekonomia të rimëkëmbet pas shkatërrimit nga RAMAVIRUSI, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet urgjentisht një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Unë dhe Partia Demokratike kemi vullnetin, vizionin, përvojën dhe dëshirën për t'i shërbyer qytetarëve.

Vërtet nuk ka ende vaksinë për koronavirusin, por ka vaksinë për RAMAVIRUSIN dhe ky është bashkimi ynë për të sjellë ndryshimin që pret çdo shqiptar: një qeveri normale për t’i garantuar qytetarëve një jetë normale dhe me dinjitet" tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Ish-Presidenti Nishani: Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më!

Grumbullimin e qytetarëve në takimin e Bashës në Durrës për PD-në tregon zemërimin dhe urrejtjen e popullit. Në një reagim, ish-Presidenti Bujar Nishani thotë se Rama është tmerruar nga qytetarët, të cilët kanë nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë.

Reagimi i Bujar Nishanit

Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterin.

Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik !!!

Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve , Gangsteri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!

Keqbërësit duhet të kenë frikë !

Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !

Kombi nuk e pranon tradhtinë !

Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut !

 

Ora 13:05
Gazment Bardhi: Rama i tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve, propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve

Kryeministrit Edi Rama i është përgjigjur, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, sipas të cilit Ramën e tremb bashkimi i shqiptarëve, referuar këtu mitingu të Lulzim Bashës në Durrës. Sipas Bardhit, Edi Rama e përdori coronavirusin për të vjedhur qytetarët.

 “Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit.”, shkruan Bardhi.

Reagimi i Gazment Bardhit

Edi Rama nuk tmerrohet nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë.

Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze.

Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre.

Edi Rama e përdori coronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët.  Është fakt se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë.

Ndaj Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit.

Ora 12:48
Manastirliu pas mitingut të Bashës: E tmerruar! Qytetarët të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie

1590830922_basha.jpg

Në lidhje me mitingun e organizuar nga kreu i PD, Lulzim Basha në Durrës ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet e tmerruar nga kjo shfaqje që sipas saj është papërgjegjshmëri.

Në një reagim në Facebook, Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie, që Basha po e bën për interesa politike.

"Si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jam e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh!

Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik?!

Zoti Basha mund t'i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie. Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t'i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse!

U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet!", shkruan Manastirliu.

Ora 12:09
Mitingu i Bashës në Durrës, Rama: Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!

Sipas kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha po rrezikon jetën e qytetarëve shqiptare. Në një postim në twitter Rama shkruan:  "Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!".

 Kryetari i PD-së sfidon përsëri ligjin që ndalon grumbullimet pasi jemi në kohë pandemie dhe deri në 23 qershor në gjendje të fatkeqësisë natyrore. 

Nga Durrësi, kryedemokrati Basha tha se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është Ramavirusi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 31/05/2020 04:13

    Duhet edhe nje here proteste e FUQISHME per te rrezuar Ramen si mbreme ne Flatbush ave Brooklin NY ku protestuesit moren perpara cdo gje

    Përgjigju
  • Iris: 31/05/2020 02:53

    Pse /SHQIPTARJA/habitet qe Bashes nuk I bene pershtypje gjobat e para!? Bashes nuk I bejne pershtypje se I paguan nga fondi I parties qe u merret anetareve ,sepse quhet si akt per llogari te parties c'faredo takimi ose mitingu,keshtu qe sado gjoba te vihen do I paguajne indirect anetaret e PD,jo Basha nga xhepi I tij.

    Përgjigju
  • Muhameti: 30/05/2020 23:01

    Nuk ka me bashki Kamze,Vore,Shkodre, etj. ku ti mblidhen punonjes te tyre per mitingje. Tani i kane ngelur vetem militantet e Kenetes ne Durres, ne Bathore, etj. qe duan ti paraqesin si bashkim te shqiptareve por po i marrin ne qafe ne kete situate pandemie.

    Përgjigju
  • Tirona: 30/05/2020 19:42

    PD nuk eshte Parti Demokratike , se po te ishte e tille nuk vepron , ashtu sic ka vepruar gjate ketyre 30 viteve me metoda Bolshevike, qe te vije ne pushtet duhet te veproje me metodat demokratike te shekullit 21. Metodat Bolshevike te Saliut kane marre fund njehere e pergjithmone, prendaj Lideret e rijn qe drejtojne PD duhet te distancohen nga keto protesta Bolshevike, se nuk te sjellin ne fitore, por te zgjedhin alternative te reja bashkohore perendimore qe mund tju sjellin fitore ndaj kundershtareve.

    Përgjigju
  • Protestues: 30/05/2020 18:16

    O LULUSH kjo nuk eshte proteste dhe mos konsumo energjinee popullit ne vende ku nuk ndihet efekti DUHET PROTESTE E FUQISHME PERPARA KRYEMINISTRISE QE TI TUNDEN PIKTURAT RAMES DHE TA MARRE VESH CDO TE THOTE NJE POPULL NE PROTESTE

    Përgjigju
  • DAJ CENI: 30/05/2020 17:10

    Ky eshte shteti prej leshi i Edi Rames qe ben ligje pa asnje vlere thjesht per te mbajtur ne vathe te vetet se sa per opziten as e pyet njeri bejne si te duan dhe luajne me rezikun e virusit sikur luajne lodra femijesh kpmplet te papergjegjshem. Ndersa kur ishta Luli ne pushtet te fuste plumbin ne bulevard edhe kur ishe me duar ne xhepa. Nuk jam ne asnje rast per kete sjellje xhahilesh por shteti duhet te veproje ligjerisht ndaj veprimeve te tilla haptasi antiligjore e te demshme per shendetin e te gjitheve. ku jane organet e drejtesise gjoja te pavarura pse nuk veprojne me autoritetin qe ju jep ligji ndaj ketyre shkelesve haptasi te ligjit mbi shendetin e popullsise. Apo presin qe te kene denoncime pse nuk veprojne ne kushtet e flagrances kur ne mes tyre behen keto mbledhje masive njerezish. Por varja shendetit te njerezve boll mos shkelen me demek te drejtat e njeriut (opozites). Keshtu do braktisesh zoti KM edhe nga te tute me kete sjellje frikacaku

    Përgjigju
  • Durrsaku: 30/05/2020 16:57

    Kjo zona e kenetes eshte plote me malok prandaj luli e zhvilloi mitingun aty. Pd parti maloke

    Përgjigju
  • Dajlani: 30/05/2020 16:14

    Basha do nje hu ne b*** e qe mbledh njerzit ne pandemi

    Përgjigju
  • Ylli: 30/05/2020 15:59

    Na paska filluar fushata elektorale

    Përgjigju
  • Kapitalizmi: 30/05/2020 15:04

    Pse nuk kthehen ne Katundet andej nga Jane ardh..me punu token e me u mbledh ne Cooperative(tashme aksionere)..

    Përgjigju
  • meri: 30/05/2020 14:36

    O popull....ruani shendetin...,politikanet i'u shfrytezojne per interesat e tyre,po u semuret ,ju do te vdisni si pulat...,kurse ketyre do t'ju rrin ne koke te gjithe specialistet e peronelit shendetesor,.

    Përgjigju
  • Basha: 30/05/2020 14:34

    U ka ardhur njerezve ne maje te hundes. Nuk kane cfare humbasin. Eshte per te ardhur keq.

    Përgjigju
  • GAZMENT ZIU: 30/05/2020 14:34

    ÇFAR REVOLTE MOR QEN BIR QENI 400 BREZASH ME 5 KOK PA LAR TË KËNETËS E XANME O IDJOT. TI BASHK ME ATA KOK PA LARËT TË HANI MUTIN.

    Përgjigju
  • Gaz Marmida: 30/05/2020 14:21

    Jepu gaz jepi po by... te qet tym te eshte care marmida o b..q.. Kavaje

    Përgjigju
  • Mr Kohen Danky vell: 30/05/2020 14:18

    Lulushi-Kamarieri i Financuar nga Sorrisi...,tregoji gjithmone Jo seriozitet dhe mediokritetin e tij te ulur ne te njejtin Nivel =me masen e Koloneve me Vila ne Toke t'zanun

    Përgjigju
    • elio: 30/05/2020 15:44

      meso shqip dhe fakto theniet.

  • Free: 30/05/2020 13:32

    Ku je bre Rame baba se kur dalin kalamajt me lujt i ngordh policia ne drru kur te del dashnorja ne proteste ti jep rekomandime nga FB. Shtet bq qe merret me te ngordhurit. E vetmja arsye qe behen kto protesta eshte demtimi i imazhit te vendit dhe ne kte menyre asnje turist svjen dot. NUk ekz siguria minimale shendetsore, sidomos kur karantina mund te kthehet me urder nga fb dhe te ngelesh ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Qytetar: 30/05/2020 13:21

    PROTESTA pa finalizim nuk ka KUPTIM duhet marshimi deri ne kryeministri Populli duhet te luftoje fort per te DREJTAT Fukaralleku te ardhurat nen MINIMUMIN jetik kjo duhet te jete arsyja

    Përgjigju
  • redi: 30/05/2020 13:15

    Ku veprim i Nashes eshte antiligjor dhe keq dashes duke provokuar shtetin.Gjendja e jashtzakoneshme eshte deri me 23Qershir .Policia mos te tytet nga presionet ,se Shqiperia nuk jane ata qe mblidhen rreth Bashes por jane miliona qe jane kunder tij.Rama nuk ka frike kur zbaton lgjet ,por mos kjtoni se do nerrni pushtetin me dhune se ndryshe do keni padoja jo vetem nga ligji por dhe nga shumica e shqiptareve

    Përgjigju
  • Shqiptar: 30/05/2020 13:10

    O depsèz me mir shqiperia te pastrohet vetem nga nje qelbesir e hale qe se di ca flet. E shqiptaret te rrojne sa u cakto zoti socialist e demokrat qofshin e mos ti plas rrota per ty. mos ja qaj hallin edit por hellexhiut me afer qe ke

    Përgjigju
  • Protestues nyc: 30/05/2020 13:05

    Po sander kimiku ku eshte o pulkat dhe krricat e rames SHIKONI SE CPO NDODH NE MINNAPOLIS NEWYORK LUFTE ZJARR POLICIA NUK PERDORI GAZIN SANDER LLESHI DUHET TE SHPALLET VRASES I POPULLIT QE FUTI L H L KUNDER POPULLIT TE TIJ POPULLI KA DREJTEN E PROTESTES NE CDO KOHE PER TE KERKUAR TE DREJTAT ME PARRULLEN KRYESORE I CAN BREATH NUK MARR DOT FRYME GAZI LLESHAJ NE BURG

    Përgjigju
    • Jepi ari: 30/05/2020 15:11

      Atje vella, per shesh te shkoni, ashtu sic keni shkuar 30 vjet. Ju kllufat e mbrojtjes “Anti-Komunizem”, Sala, Zeni, Gita dhe shoku vet Bash ne izolim ke vila me pishine. Jepi vllai, sa me pak si ty aq me shprese shqipnia, c-19 ne gop ishalla

    • Idiot: 30/05/2020 13:55

      Ik o budall

  • Edi: 30/05/2020 13:00

    Shtet leshi, shtet pa karakter. Te ishin njerëz te thjeshte i kishin kap për fyti, kurse këta legenat as nuk guxon tju afrohet. Ju zëntë covid-19 me fis e me farefis qe te nxini mend.

    Përgjigju
  • Ermal: 30/05/2020 12:54

    Si ka pelqy Rames mitingu dhe 1 vit je ne pushtet

    Përgjigju
    • Bubi: 30/05/2020 13:58

      Pse pastaj kush do vij? Lyli shalngjituri, apo Mona p..shqyera?

  • Erjona: 30/05/2020 12:51

    Po Policia e Shtetit ku eshte? Pse nuk zbatohet ligji?

    Përgjigju
  • EDEPSËZËT: 30/05/2020 12:46

    o Edi Rama po ça ke ti mor burr lëri kok pa larët në gop të sëmës të shkojn kujt i plasi rrota. Akoma më mir se pastrohet Shqipria nga halet e ndyra se kan qelb gjith Shqiprin kto vemje.

    Përgjigju
  • Tosi: 30/05/2020 12:30

    Po shpellaret nuk zene mend, nuk e shohin se kudo ato po rrezikojne me salivirusin

    Përgjigju
  • PDleshi: 30/05/2020 12:12

    Jeni fix si tek batuta e filmit Ura “kot lodheni”. Ke te njejtin elektorat, asgje me teper, qe do te thote se si do ta besh ligjin e zgjedhjeve, nuk fiton dot. Pse? Sepse nuk je me i mire se Rama, se Meta e as tufa qe ke. Te njejten politike 30 vjecare tipike Berishjane, shaj cdo gje, shpif per cdo gje tip Qytekari Digital, shpetove nga burgu per korrupsion nga kjo gjykate e qelbur me raprt mjekesor etj. Elektorati? Ai qe dihet ashtu sic jane dhe zonat qe mbulon nga ana e mireqenies, po cti besh , jane aq te vegjel ne mendje sa harrojne se PD ka qeverisur 16 vjet dhe PS 17. Nejse kur te humbeni prap, dihet qe protesta Ballinjsh e Licaj-sh nuk do mungojne, as “cunat e keqin” me molotov. E vetmja menyre eshte tua fale Rama ne tavoline ashtu si Nano...

    Përgjigju
  • Luli: 30/05/2020 12:00

    O lul o vrases per pushtet. Le te vresin njerzit sot dhe le te vdisnin njerzit dje

    Përgjigju
    • baftiari: 30/05/2020 13:43

      kjo tregon se ka shtet apo jo duhen futur ne burg mefjt me keta injoranta

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në