Kryemadhi nuk mban maskë? Basha nga Shkodra: Unë jap shembullin personal, që prej ditës së parë

Në ndalesën e rradhës në Shkodër, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me bisnesin në këtë qytet dhe zhvilloi një takim me kryetaren e bashkisë së qytetit, Voltana Ademi.

Pas takimit, z. Basha foli edhe për mediat lokale atje. Kryedemokrati tha se vendi është në një situatë shumë të rëndë pasi sipas tij është rritur papunësia dhe varfëria. Kjo situatë sipas Bashës kërkon veprime të vendosura. 

Ai është pyetur nga gazetarët edhe nëse ka një apel për aleaten e tij znj. Kryemadhi që nuk mban maskë.

"Apeli im është ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarëve dhe apeli më i mirë është shembulli im personal që prej ditës së parë", përfundoi Basha.

Basha gjatë takimit me përfaqësues të biznesit tha se PD po sillet me përgjegjësitë e një force politike njësoj sikur të ishte në qeverisje. I shoqëruar me  kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, Basha u shpreh i sigurt se qytetarët janë gati për të sjellë rotacionin politik.

“Dua të falënderoj kryetaren e bashkisë që ka propozuar që të hiqen taksat për biznesin. Qeveria nuk ka marrë përgjegjësinë që të miratojë këtë propozim të kryebashkiakes. Ne kemi gjykuar se kjo ishte mënyra e drejtë për të vepruar, siç po bënin vendet e rajonit. Kemi kërkuar që të kalohen ndasitë politike. Sot ka dalë një studim, ku tregon se 4900 biznese janë mbyllur, ku Shkodra është ndër vendet më të goditura. Sa i takon ekonomisë së bizneseve në Shkodër, shpresova dhe bëra thirrje që të tejkaloheshin ndasitë politike. Ata këshilltarë të Këshillit Bashkiak mund të bënin një vepër të mirë, për të hequr detyrimet lokale. Ta bënin pa preson. Unë e di se ata kanë pasur presion. Të paktën ne ato momente të fillimit të krizës, shpresoja shumë që do ta ndanin politikën e përditshme nga hallet e mëdha që po pllakosin shqiptarët dhe Shqipërinë. Falimentimi i bizneseve është për shkak të neglizhencës. Situata ndodhet në këtë pikë për shkak të braktisjes që i është bërë sot Shkodrës nga qeveria. Dje kemi pasur një regjistrim rekord vdekjesh. Numri për fakt të keq që fshihet nga Rama është dhe më i lart. Të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësitë tona në këtë situatë. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë galoponte, ndaj duhet të kemi kujdes. Këtu ka dështuar në mënyrë spektakolare. I qëndroj dhe një herë propozimit që bëmë në mars, sipërmarrja dhe biznesi i vogël duhet të ketë të paktën të njëjtën ndihmë që jep Kosova dhe Mal i Zi. Kjo gjendje është produkt i një krize të tejzgjatur.”, tha Basha.

 ...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:29
Basha përsërit nga Shkodra qëndrimin: Vdekjet COVID po fshihen! Kryemadhi nuk mban maskë? Unë jap shembullin personal

Në vizitën e zhvilluar sot në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati një takim edhe me kryetaren e bashkisë së qytetit, Voltana Ademi.

Pas takimit, z. Basha foli edhe për mediat lokale atje. Edhe nga Shkodra Basha ripërsëriti qëndrimin e tij se Qeveria ul numrin e të vdekurve nga COVID.

"Edhe në situatën e pandemisë Qeveria e ka braktisur Shkodrën. Dje kemi pasur shifrën rekord të vdekjeve por shifrat që fshihen nga Rama janë edhe më të këqija.

Si mund të fshehësh numrin e të infektuarve dhe dhe më pas bën politikë me vdekjen duke fshehur shifrat e të vdekurve, kur të gjithë e dimë që shifra e atyre që humbin jetën është shumë herë më i madh", tha Basha në lidhje me këtë çështje.

Kryedemokrati tha se vendi është në një situatë shumë të rëndë.  

"Është rritur papunësia dhe varfëria. Kjo situatë kërkon veprime të vendosura. Duhen veprime të vendosura për tu ardhur në ndihmë familjeve ku kryefamiljari ka humbur punën. Duhen veprime të vendosura për bizneset që kanë humbje.

Kjo gjendje kolapsi është përgjegjësi e keqmenaxhimit të krizës. Por nuk do të jetë kështu. Ne do të ndërtojmë një qeveri funksionale në shërbim të qytetarëve. Dhe do ta shërojmë këtë plagë.

Nëse kërkon që paratë të mos shkojnë për inceneratorët dhe korrupsionin qeveritar për të shkojnë për masat anticovid, për familjet në nevojë.

Asnjë minutë nuk jam këtu dhe nuk është roli im që t'i bëjë qejfin Edi Ramës. Propozimet dhe planet tona gjejnë mbështetje mbarëpopullore. Jemi vendi me ndihmën ekonomike më të ulët në rajon, me shëndetësinë më në kolaps. Ne kemi ofruar zgjidhje. Përgjigja e mjerueshme e Kryeministrit tregon se ai nuk ka asnjë plan dhe asnjë masë në ndihmë të njerëzve.  Gjithsecili duhet të bëjë punën e vet. Duhet të marrim çdo masë për të mbrojtur njerëzit, veçanërisht moshën e tretë", tha Basha.

Ai është pyetur nga gazetarët edhe nëse ka një apel për aleaten e tij znj. Kryemadhi që nuk mban maskë.

"Apeli im është ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarëve dhe apeli më i mirë është shembulli im personal që prej ditës së parë", përfundoi Basha.

 

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 25/11/2020 12:57

    Qenka zgju Lulushka me rrena... S’ka faj se e thote populli nje fjale te urte: B*tha qe eshte mesuar ne mos do pjerdh do fende !!!!! Taksat lokale jane vendim ekskluziv i Bashkise o kungull, qeveria i ka heq taksat deri ne 2029. Thuj Voltanes qe te bashkepunoj me Ramen qe ta ribeje Shkodren fisnike si Tirana, e jo si breket e saj !!!!!

    Përgjigju
    • Frani: 25/11/2020 18:38

      Po ku ka by* e Basha au dhe kembet i ka ngjit byth e brek bashke

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë