SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në SHkodër me bizneset eksportuese. Basha ka ndarë fotot nga takimi me punonjësit ndërsa shkruan edhe për problematikat që hasin këto biznese.
Sipas Bashës, tasat e rritura dhe çmimi i naftës po i çojnë drejt mbylljes, ndërsa thotë se të tilla biznese ndihmojnë në punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit.
Basha thotë se PD ka një plan për mbështetjen e biznesit, ku ndër pikat më kryesore përmend uljen e taksave dhe subvencionimin për punonjësit e rinj.
"Një bashkëbisedim i hapur me punonjësit dhe sipërmarrësin e kompanisë së prodhimit të veshjeve Melgushi sh.p.k, e krijuar në vitin 1993. Me kapacitet prodhues rreth 40.000 njësi në ditë, kompania më së shumti eksporton në tregun italian. Sipërmarrje të tilla janë një mundësi e mirë për punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit.
Por, me rritjen e taksave, të faturave, të çmimit të naftës dhe të kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha. Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, madje disa prej tyre edhe kanë falimentuar.
Mbështetja për këto kompani, përmes uljes së taksave, që t’ju japë atyre mundësinë të rrisin pagat por edhe subvencionimi për punonjësit e rinj, është një kontribut për shtimin e të punësuarve dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për shumë familje, që sot nuk plotësojnë as nevojat jetike", - shkruan Basha.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
32%
-
Jo
62.2%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 4906
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Berisha vs. Alia-Nano-Rama-Veliaj
29 Nëntor, 16:44
-
Për herë të parë pas 32 vitesh, Bashkia Shkodër nderon të rënët për çlirimin e Shqipërisë më 29 Nëntor
29 Nëntor, 11:44
-
Minxhozi: Ju duhet një prift, jo një federatë
29 Nëntor, 11:36
-
Federata e opozitës, Nard Ndoka: Mund t’i bashkohet edhe Basha! Qëndrimet e Berishës për kreun e PD, personale
28 Nëntor, 19:26
-
VIDEO/ Me makina pa zinxhirë drejt Thethit të zbardhur nga dëbora, 'aventurierët' bllokohen për një orë në Qafë Thorë
28 Nëntor, 17:41
-
Sot 111 vjetori i Pavarësisë, Basha homazhe në kullën e Isa Boletinit: Gëzuar ditën e Flamurit
28 Nëntor, 14:37
-
Dita e Pavarësisë, Basha uron shqiptarët: Gëzuar festën e flamurit kuq e zi
28 Nëntor, 10:08
-
VIDEO/Në prag të 111-vjetorit të Pavarësisë, në fasadën e godinës së Bashkisë Shkodër shfaqen momentet historike të shtet-formimit
27 Nëntor, 21:03
-
Rithemelimi ‘i vuri flakën’ vendit të Bashës në Kuvend, zëdhënësja e PD: Njerëz të vegjël, kanë humbur arsyen me revolucione që nuk ndezin asnjëherë
27 Nëntor, 19:59
-
Jemi në dimër/ Në Tiranë sot u shënua -1 gradë, dielli i lë pas vendin shiut! Nesër bora pritet të zbardhë malin e Dajtit
27 Nëntor, 11:39
-
Shkodër, dje u godit grupi kriminal që kultivoi 10 mijë rrënjë kanabis, sot sekuestrohen 13 kg kanabis
27 Nëntor, 10:44
-
VIDEO/ Festat e nëntorit, Shkodra ‘vishet’ me flamujt kuqezi
27 Nëntor, 09:54