Basha si Ferdinand Xhaferraj: Do iu subvencionoj energjinë diellore! Është në kolaps nga korrupsioni! Do të taksojmë importin, të ndihmojmë eksportin (VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takim me bizneset në Durrës, duke u njohur nga afër me sfidat e sipërmarrësve, ndërsa iu premtoi atyre se si do të ndryshojë situata e tyre pas 25 prillit, duke taksuar importin në mënyrë që të ndihmojë eksportin. Taksa mbi lëndët e para për prodhimet shqiptare Basha tha se do të jetë zero.

Përveçse në zonën e Ferdinand Xhaferrajt, i cili vite më parë premtonte se do të përmirësonte cilësinë e diellit, edhe Basha ka premtuar se do subvencionojë energjinë diellore. Gjatë bisedës me pronarin e një fabrike në qytetin bregdetar, Basha shpalosi në detaje angazhimet e tij dhe planin me të cilin sipas tij do të rikthejë ekonominë dhe biznesin në rrugën e normalitetit dhe të rimëkëmbjes.

“Kjo politikë favorizon importin, ndëshkon eksportin shqiptar. Ne do të taksojmë importin, ndihmojmë eksportin. Taksë zero mbi lëndët e para për prodhimet shqiptare. Subvencionojmë instalimet e paneleve diellore. Shteti duhet të të lutet që sjell energji të rinovueshme. 99% të energjisë e prodhojmë nga ujë. Kemi fat që jemi në zemër të mesdheut edhe në shkurt dielli shndrit. Ky është prioritet apsolut i planit tonë që ne kemi paraqitur për energjinë. Energjia është pritoritet, ka qenë dhe do jetë. Energjia duhet të jetë abc. Energjia në Shqipëri, në kolaps nga korrupsioni dhe monopolet.

1 mijë zyrtarë të shtetit që rrinë me vula në xhep. Turp i zotit. Në qoftë se ti energjinë e ke në kolaps siç e kemi sot ne, harroje që mund të ecim përpara. Dhe ne kemi kolaps pikërisht  për shkak të këtij mentaliteti dhe korrupsionit që dikton ky mentalitet. Saqë të thonë hajde të gjithë falu aty, nuk thonë kot. E dimë fare mirë. Eliminimi i këtyre lejeve , këtyre autorizimeve, i këtyre zyrtarëve anonim që vijnë vërdallë dhe ju pengojnë punën tuaj do jetë hapi jonë i parë në kuptimin e reformës shtetërore administrative. Hapi i dytë është që ne do të subvencionojmë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejt për drejta në mënyrë që kjo energji diellore të na kthehet në energji elektrike dhe të komplementoj energjinë hidrike. Kush do jen përfituesit? Përfituesi i parë do jetë vet shteti që është akoma pronari i KESH-it, i OSHE, i OST, i gjithë sistemit aktual të prodhim distibuimit. Pse? Kjo do na japë mundësin ne që energjinë e prodhuar nga uji ta shesim në kuotën më të lartë mundësisht në eksport”, tha Basha.

Ndërsa u tregonte programin, Basha premtoi se pas 25 prillit, asnjë zyrtar s’do të shohë qytetarët nga xhepat, ndërsa artikuloi akuza ndaj  qeverisë e cila sipas tij e ka mendjen me vjedhë fondet e qytetarëve në vend që të marrë fondet e BE-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:05
Basha ngul këmbë në 'gafën' e tij: PD do të ngrejë bursën e energjisë

1614337633_15495525539753053858539467337013693731694753o.jpg

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar sërish pas takimit në një biznes në Durrës, ndërsa vazhdon të ngulë këmbë në "gafën" e tij duke thënë se PD do të liberalizojë tregun dhe do të ngrejë bursën e energjisë.

Sipas kreut të PD, Rama ka dështuar në çdo fushë këto 8 vite dhe se më 25 prill, ndryshimi do të vijë në të gjitha fushat.

"Isha sot pranë një fabrike të prodhimit të paneleve diellore në Durrës. Bisedova me drejtuesit dhe specialistët planin tonë të punës për energjinë.
Dëgjova nga drejtuesit dhe stafi i kësaj fabrike se për të lidhur prodhimin me rrjetin e shpërndarjes është pothuajse e pamundur. 1000 burokratë shëtisin me vula në xhep për të ngadalësuar e vështirësuar biznesin e prodhimit të energjisë nga parqet foto-voltaike. Kjo ka lënë në vendnumëro shitjet e fabrikave të tilla. Edi Rama ka dështuar në çdo fushë këto 8 vite. Energjia nuk mund të ishte përjashtim.

Për fat të keq, prej 8 vitesh e gjithë Shqipëria është në vendnumëro me Edi Ramën. Ka ngritur një qeveri që punon vetëm për vete dhe për ortakët e saj oligarkë dhe ka përjashtuar çdo shqiptar e çdo sipërmarrje tjetër nga mundësitë për të konkurruar. U bëra të qartë sipërmarrësve dhe specialistëve të pranishëm se ne do të lehtësojmë taksat mbi prodhimin e paneleve diellore dhe do të taksojmë importin e paneleve të gatshme që vijnë nga jashtë. Jo vetëm kaq, por do të subvencionojmë eksportin e tyre. Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet dhe burimet për t’u bërë eksportuese dhe vend lider në energjinë e rinovueshme në rajon.

Ndava me bashkëbiseduesit e mi sot angazhimin për ta shpëtuar sektorin nga monopolet. Do të liberalizojmë tregun dhe do të ngremë bursën e energjisë. Rezultati përfundimtar i kësaj reforme do të jetë energji më e lirë për përdoruesit, energji e rinovueshme dhe tërësisht e pastër për të furnizuar zhvillimin. Mora angazhimin frymëzues të sipërmarrjes se deri më 25 prill do të vazhdojnë të mbajnë gjallë bizneset e tyre inovatore. Më 25 prill, ndryshimi do të vijë në të gjitha fushat dhe do ta bëjë Shqipërinë vend ku është mirë të bësh biznes. Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton", tha ai.

Ora 11:13
Basha: Pas 25 prillit, asnjë zyrtar s’do t’u shohë nga xhepat! Qeveri e ka mendjen të vjedhë fondet tuaja në vend që të marrë fondet e BE-së

1614334446_ggggh.jpg

Nga takimi me sipërmarrës në Durrës kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë.

“Kjo qeveri e ka mendjen me vjedh fondet e juaja në vend që të marri fondet e BE-se dhe t’ju ndihmojë ju. Të garantoj që këtu ndryshimi do të jetë shumë i shpejtë sepse është interes i të tre palëve. Është interesi yt si sipërmarrës, është i padiskutueshëm e the vetë, është interesi i qytetarëve shqiptarë sepse hap vende pune dhe ul çmimin e energjisë.

Është interesi po kështu i industrisë shqiptare se jo vetëm që nuk do t’i taksojmë, por do t’i ndihmojmë që të fillojmë të instalojmë panelet diellore dhe të ndërthurim prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore me prodhimin e energjisë dhe furnizimin me rrjetin energjetik.

Është leverdia e shtetit qoftë sa i përket shitjes së energjisë që prodhon vetë shteti, qoftë sa i përket eksportit. Pra, në qoftë se ka një fushë ku realisht fitojmë të gjithë pa përjashtim dhe kjo fushë dhe kjo është arsyeja pse e kemi vendosur në planin tonë të energjisë si prioritetin numër një dhe do të keni mbështetje të plotë çfarëdo vështirësish të keni kaluar. 2 muaj deri në 25 Prill mos u dorëzoni.

Nuk do jemi ortakë do jemi aleatë për të ndihmuar njerëzit, për të përfituar shqiptarët, për të fituar Shqipëria. Po për këtë gjë e para që duhet të ndodhë është ndryshimi me 25 prill dhe këtë do ta ndjeni në çdo aspekt të veprimtarisë suaj, të bilancit tuaj, të mbështetjes që do të keni. Nuk do t'i shikoni asnjëherë zyrtarët e shtetit t’ju vijnë t’ju shohin nga xhepat e nga duart. Po i patë do ti shikoni për të ardh për t’ju ndihmuar dhe do të keni minimumi ndihmën që jep sot rajoni, po të garantoj edhe më shumë sepse është një nga fushat që ne e konsiderojmë prioritete mos them njësoj si turizmi për të nxitur prodhimin, për të nxitur punësimin dhe për të nxitur rritjen e rrogave kjo është një fushë që mund të punësoje 10-tra mijëra shqiptarë me rroga 2-3 fish rrogën minimale. Jam i saktë apo jo?”, tha Basha.

 

Ora 11:04
Basha, si Ferdinand Xhaferraj: Do iu subvencionoj energjinë diellore! Do të taksojmë importin, do ndihmojmë eksportin

Kreu i PD Lulzim Basha në një takim me bizneset në Durrës, tha se do të taksojë importin, që të ndihmojë eksportin, nëse vjen në pushtet.

Përveçse në zonën e Ferdinand Xhaferrajt, i cili vite më parë premtonte se do të përmirësonte cilësinë e diellit, edhe Basha ka premtuar se do subvencionojë energjinë diellore.

“Hapi i dytë është që ne do të subvencionojmë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejt për drejta në mënyrë që kjo energji diellore të na kthehet në energji elektrike dhe të komplementoj energjinë hidrike. Kush do jen përfituesit? Përfituesi i parë do jetë vet shteti që është akoma pronari i KESH-it, i OSHE, i OST, i gjithë sistemit aktual të prodhim distibuimit. Pse? Kjo do na japë mundësin ne që energjinë e prodhuar nga uji ta shesim në kuotën më të lartë mundësisht në eksport”, tha Basha.

Dhe ta themi me dy fjalë, favorizon që punonjësit të jenë në Kinë apo ku e di unë ku tjetër dhe ndëshkon punonjësit shqiptarë. Dhe gjëja e parë që do bëhet është që kjo jo vetëm do ndalet por do bëhet reversë. Ne tarifën do ia vëmë atij që e sjell të gatshme dhe do heqim çdo taksë për lëndën e parë, jo vetëm për panelet diellore por për gjithçka që prodhohet në Shqipëri. Çfarë prodhohet në Shqipëri do të ketë taksë zero lënda e parë që hyn brenda.

 Interesi jonë është që ti mos ta kesh në kyç atë magazinë, por ta kesh të mbushur deri në tavan dhe mos pushojnë kamionit duke ardhur duke marr e duke çuar qoftë për instalime në Shqipëri qoftë për eksport. Për eksport do të keni mbështetje, për instalime do të keni subvencione dhe kemi një fat shumë të madh që 99% të energjisë e prodhojmë nga uji. Kemi një fat të dytë të madh që jemi në zemër të Mesdheut me klimë edhe në shkurt dielli shndrit edhe ka vende ku edhe me diellin pas reve ata arrijnë të përfitojnë nga energjia diellore për të përfituar energji elektrike. Ky është prioritet absolut i planit tonë për energjinë që ne kemi shpalosur para disa ditësh. Ca do të thotë prioritet absolut? Nuk është slogan. Do të thotë: lehtësira fiskale dhe subvencionim për industrinë dhe për privatin dhe për familjet shqiptare,

Dhe lehtësirat administrative që ti të shkosh, paska vetëm një pikë në Shqipëri ku duhet të shkosh të falesh t’i për të bërë diçka kur në fakt duhet të të lutet shteti ty që të sjellësh energjinë e rinovueshme diellore, ta bësh pjesë të sistemit, të korpusit, të sistemit energjitik shqiptar, ky është paradoks i jashtëzakonshëm.

Unë të garantoj që kjo do të marrë fund, për ty dhe për këdo tjetër që do t’i futet kësaj pune apo që i është futur kësaj pune. Ju nuk do të keni nevojë të shkoni por do t’ju vijnë këtu, madje as nuk kanë nevojë të vijnë, do ta bëjnë në mënyrë automatike që ju të jeni në gjendje që energjinë e prodhuar ta shisni menjëherë. Domethënë, energjinë e prodhuar nga panelet diellore, panelet diellore, instalimin e tyre ta bëni menjëherë”, tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 26/02/2021 16:00

    akom ne P D besoni ju e harruate 97 gerdecin po 21 janarin ku basha ishte minister i brendshem a po ska gje varja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet