Ambasadorët në selinë e PD-së, opozita e bashkuar: I informuam për prishjen e marrëveshjes së '5 qershorit'

Opozita e bashkuar me iniciativë të kryetarit të PD-së Lulzim Basha thirrën sot në seli ambasadorët e SHBA dhe BE, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, për t'i informuar mbi zhvillimet e reformës zgjedhore. Në takimin që nisi rreth orës 10:00 të pranishëm ishin edhe dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në këshillin politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Në përfundim të takimit opozita e bashkuar thotë se informoi ambasadorët mbi qëndrimin e saj lidhur me Reformën Zgjedhore dhe veprimet e njëanshme që ka ndërmarrë Kryeministri Rama për prishjen e konsensusit të arritur me Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ndër të tjera opozita e bashkuar deklaron se logjika e “faktit të kryer” që përdor Kryeministri Rama është një përpjekje e vazhdueshme për të minuar dialogun politik mes palëve dhe cënon besimin tek partnerët ndërkombëtarë

Njoftim për shtyp i Opozitës së Bashkuar

"Opozita e Bashkuar, me kërkesë të saj, zhvilloi sot një takim me Ambasadorët e SHBA dhe BE për t’i informuar mbi qëndrimin e saj lidhur me Reformën Zgjedhore dhe veprimet e njëanshme që ka ndërmarrë Kryeministri Rama për prishjen e konsensusit të arritur me Marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën të dy Ambasadorët kanë qenë garant.

Duke i falenderuar Ambasadorët për rolin e tyre gjatë punës 6 mujore, të përbashkët të palëve në Këshillin Politik, Opozita e Bashkuar bëri të qartë se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës ndryshon elementët bazë të sistemit zgjedhor, bie ndesh me Marrëveshjen e 14 Janarit, minon Marrëveshjen e 5 Qershorit, është në kundërshtim me Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, si dhe zhbën ligjin e miratuar më 23 Korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 Qershorit.

Opozita e Bashkuar theksoi se logjika e “faktit të kryer” që përdor Kryeministri Rama është një përpjekje e vazhdueshme për të minuar dialogun politik mes palëve dhe cënon besimin tek partnerët ndërkombëtarë, të cilët, në mënyrë të përsëritur, po bëjnë thirrje për dialog, duke theksuar se gjithëpërfshirja është standard botërisht i pranuar për realizimin e Refomës Zgjedhore. Opozita e Bashkuar garantoi se nuk do të bjerë pre e këtij provokimi, duke vazhduar të jetë e angazhuar për dialog dhe për të ruajtur arritjen e konsensusit dhe Marrëveshjes së 5 Qershorit, që është kyç për stabilitetin, demokracinë dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë në BE.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • votuesi: 28/07/2020 18:57

    amerika shtet presidencial dhe zgjidhet kush mer me shum deputete ne gjith shtetin...dmth lista te hapura por gjithmone votohet ne tym se deputet nuk kane shum ndikim ne kongres se vendos presidenti. soreca italian ku ne shtetin e tij nuk ka lista te hapura dhe esht lemsh gjithandej ...njelloj si tek ne.ti voton deputetin por dhe partine qe i perket dhe ne fund vendos partija kush do hyje ne parlament e kush ne senat nje pyetje kisha une:pse nuk i kane listat e hapura keta flamurtaret e demokracise e tani po bejne gjasme ti vene ketu por per mendimin tim keta po punojne me opoziten te mos hapen listat e votimeve dhe faji i ngel qeverise po nuk u bene ose po u bene opozita do djegi votimet dhe do na heqi shancin per te hyre ne europe dhe prap faji esht.....e kuptoni o popull qe gjith politika nuk i do listat e hapura dhe edi ne kete rast po i kundervihet te gjitheve.nuk them qe esht super hero por dicka e kane ata kunder tij dhe ky po i kercenon me listat e hapura. te shohim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'