Basha në Kombinat: Po vidhet me rindërtimin, pas 25 prillit do drejtohet nga ekspertët më të mirë! S'premtoj mrekulli, por qeveri normale (VIDEO)

Nga Kombinati, ku ka zhvilluar takime me zinese dhe qytetarë, kreu i PD Lulzim Basha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se po e përdor rindërtimin për të vjedhur. Pas 25 prillit, Basha tha se PD do ketë ekspertët më të mirë që do të menaxhojnë fondet e BE.

Ndërsa tha se nuk premton mrekulli, kreu i PD theksoi se Shqipërisë i duhet një qeveri normale.

“Rindërtimin e kanë parë si mundësi që të vjedhin qytetarët. Një grup njerëzish jetojnë si sheikë bashkë me Ramën dhe me oligarkët e tij ndërsa shqiptarët vuajne. Jemi bashkuar nga e majta në të djathtë në koalicion, por fakt është bashkimi i të gjithë shqiptarëve ndaj dallaverexhinjve që tërmetin dhe pandeminë e përdorën për të vjedhë.

U premtoj se qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertët e duhur për ti dhënë fund qeverisjes së deri më tanishme. Ekspertët më të mirë do të menaxhojnë dhe fondet e BE. Më 25 prill ju do bëheni bashkë që këtë plan ta bëjmë realitet, për tu nxjerrë nga ky mjerim ku jeni futur për 8 vjet. Procesi i rindërtimit sipas asaj që u takon ju. Banesat dhe pronat aty ku i kemi pasur. Skema që iu lëvizin është për të vjedhur prona. Nuk premtoj mrekulli, Shqipërisë i duhet një qeveri normale”, tha Basha.

Gjatë takimeve Basha tha se ndryshe nga Rama ai nuk premton për fushatë, por vjen me një plan angazhimesh konkrete për ti realizuar pas 25 prillit.


"Kanë 8 vjet në pushtet. Sa herë vijnë zgjedhjet premtojnë, asnjëherë nuk i kanë mbajtur premtimet. E nisëm bisedën dhe ju përmenda. Premtoi 300 mijë vende pune, çoi 300 mijë e kusure shqiptarë në azil. Premtoi shëndetësi falas, po e shikoni, tani që erdhi pandemia i kanë dalë petët lakrorit por ju e dini 8 vite me radhë sa keq ka qenë shëndetësia se lekët e shëndetësisë i ka marrë dhe ja ka dhënë një grushti oligarkësh. Premtoi legalizime falas, të njëjtën gjë premtoi edhe me tërmetin, të njëjtën gjë premtoi edhe me pandeminë edhe në kohën e pandemisë me tendera sekretë vodhi lekët e shqiptarëve në vend që t’ju jepte ndihmë. Kur vjen koha e zgjedhjeve hap thesin e premtimeve boshe. Me mua s’ka premtime. Më fal. Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani", - tha Basha.

Në Kombinat Basha u takua me shumë të rinj me të cilët ndau planin e tij për rininë dhe arsimin e tyre, ku theksoi se pas 25 prillit të gjithë studentët që vijnë nga familje që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencion tarifave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:58
Basha: Studentët që vijnë nga familje me më pak se 640 mijë lekë të vjetra të ardhura mujore, do përfitojnë 100% subvencion tarifave

1614848382_aaaaaaa.jpg

Gjatë takimeve në Kombinat, kreu i PD Luzlim Basha u takua me shumë të rinj me të cilët ndau planin e tij për rininë dhe arsimin e tyre.

"E kemi dëgjuar zërin tuaj. Kemi bërë një plan shumë të mirë bashkë me ju. Tani duam që të gjithë bashkë në 25 prill t’i japim fund kësaj. Dhe për këtë forca më e madhe është rinia. Rinia studentore në veçanti. Ju mos e humbisni shpresën. Shqipëria është e fortë. Studentët shqiptarë janë të shkëlqyeshëm. Ju ka munguar një qeveri në krahun tuaj. Keni pasur një qeveri që ju ka luftuar. Në 25 prill të bëhemi të gjithë bashkë për një qeveri në krahun tuaj dhe ju garantoj që do ta ndieni ndryshimin. Do ta ndieni me tarifat, se të gjithë studentët që vijnë nga familje që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencion tarifave", tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 04/03/2021 16:32

    Hallall Lulushka se postin tend ne karrigen e deputetit e ke te garantuar nga keta lummadhet qe besojne nje lecke si puna jote, (sipas mentalitetit per inat te sime vjerre do te fle me mullixhine) se s'kan marr ate qe kan pretenduar nga qeveria PS ose sic thote shprehja e urte popullore (qenit hidhi nje kocke te pushoje) se kocka do i hedhesh ketyre lummadheve. Edhe sikur largqofte te kishe ndonje shanc te vije ne pushtet, e vetmja gje qe do beje ishte ta katandisje Shqiperine si breket e grus tate (sic bere edhe me Tiranen kur vodhe votat).

    Përgjigju
  • Free: 04/03/2021 12:49

    Ekspertet me te mire te PD jane edhe hajdutet me te medhej te ktij vendi. I sajon Argita koncesionet edhe nje here dhe Basha i shton ca vila se ste fal gruja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë