Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës së pronarëve, ku ka pranuar përgjegjësinë e Partisë Demokratike për këtë çështje në të shkuarën. Lulzim Basha thotë se me pronarët ndanë shqetësimin për qëndrimin dhe lobimin negativ të qeverisë Rama për këtë çështje, ndërsa i premtoi zgjidhje kur opozita të vijë në pushtet.
"I gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama, kanë qenë kundër pronës private dhe në shërbim të planeve korruptive të biznesmenëve të lidhur me të, pjesë e të cilit është edhe ligji i investimeve strategjike në vitin 2015. Sikundër dhe ligji i ri i pronave i cili e trajton pronën private të individit si një mall në shportën e oligarkëve pa pasur respekt për shenjtërinë e pronës dhe zotëruesit e saj. Duke pranuar përgjegjësitë e PD në të shkuarën për këtë çështje, i sigurova përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve se qeveria e ardhshme do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standardeve europiane për pronarët, gjithmonë në konsultim me ta", është shprehur kryedemokrati Basha.
Basha thotë se me pronarët u dakordësuan për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një projektligji që do të zëvendësojë, atë që ai e quan korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën, të miratuar nga qeveria e kryeministrit Rama.
"Nën koordinimin e zonjës Ledina Mandia, ne do të ndihmojmë dhe do të ideojmë së bashku me shoqatën e pronarëve një korpus ligjor që do të përpiqet të japë zgjidhjen e duhur për pronën në Shqipëri. Qeveria Rama nuk ka interes raportin e drejtësisë dhe të së drejtës së tyre. Përkundrazi, ajo ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve", ka deklaruar Basha.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.7%
-
Pak
9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 3115
Lajme të tjera
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23
-
Basha këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit
20 Prill, 13:06
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09
-
Basha nga Strasburgu: Asambleja e KiE votoi propozimin për konfiskimin e aseteve ruse, do përdoren për rindërtimin e Ukrainës
16 Prill, 17:38
-
‘Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë’, Basha në KiE: Vendimi, si pengese ndaj çdo agresioni
16 Prill, 16:40
-
Basha takon kryetarin e Parlamentit ukrainas: Fitorja e Ukrainës fuqizon kauzën e demokracisë dhe rrit sigurinë europiane
16 Prill, 15:52
-
'Dy ditë të rëndësishme', Basha në Strasburg: Votohet anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe konfiskimi i aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës
15 Prill, 10:52
Partia talebane e malokeve qe zaptuan fusha e qytete dhe cfare zaptuan e legalizuan me ligj per nje cope buke vazhdon e tallet me ca budallenj e te rrjedhur se do zgjidhe problemet e prones!!
PërgjigjuE pabesueshme. Partia qe plaçkiti pronen dhe i quajti per here te pare pronaret ish pronare, partia e Salehut qe promovoi nje brekegrisur si Mediu zedhenes te pronareve me qellimin e vetem zvarritjen perjetesisht te problemit te prones, partia qe miratoi dhe i dha jete ligjit 7501 - ligji kunder pronareve, sot shet pallavren e rradhes me kete tockukllen qesharake te familjes berisha. Ky njeri me 8 dosje skandale vjedhjesh e grabitjesh do rregulloje pronen! Kelyshi i shpellarit do rregulloje pronen.. ytt plehra, felliqesira
Përgjigju