Basha thirrje Ramës: Ndihmo median, mbylljen e dritareve informative do ta vuajnë qytetarët

Basha thirrje Ramës: Ndihmo median, mbylljen e dritareve informative do ta vuajnë qytetarët

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i kërkon qeverisë që të përfshijë median në paketën e ndihmës ekonomike për përballuar pasojat nga koronavirusi. Për kryedemokratin nëse fillojnë dhe mbyllen dritaret informative këtë pasoja do ta vuajnë qytetarët, pasi mungesa e informacionit apo informacioni i njëanshëm është shume i dëmshëm në kohë krize. 

"Nuk ka vend për hezitim as për biznesin e vogël, as për fermerët, as për punëmarrësit e mëdhenj, as për median. Sepse kam marrë informacion 48 orët e fundit që shumica e medias është detyruar të punojë tani me gjysëm kapaciteti, gjysma e punonjësve te medias janë dërguar ne shtepi pa paga dhe në raste të tjera ata qe mbahen aty mbahen me gjysëm page, në kohë lufte siç është kjo, ne kohë krize siç është kjo. Ua them me siguri qe informacionet që marrim janë që një një pjesë e madhe e mediave kanë shkurtuar përgjysem personelin apo edhe më shumë dhe kane shkurtuar pagat.

Problemi qe vjen me këtë është nëse fillojnë dhe mbyllen dritaret informative këtë pasoja do ta vuajnë qytetarët; mungesa e transparencës, mungesa e informacionit apo informacioni i njëanshëm është shume i dëmshëm në kohë krize.  Kjo është ajo që dua të ngre. Nuk ka media që i ka shpëtuar kësaj. Thirrja ime është që media të mos jetë jashtë vemendjes dhe të ketë një mbështetje edhe për  to; në veçanti për punonjësit e medias, për gazetarët, për operatorët" deklaroi Lulzim Basha për vizion plus.

Pak ditë më parë (25 mars) anëtarja e Autoritetit të Mediave AudioVizive, Suela Musta propozoi një plan prej 7 pikash, që t'u vijë në ndihmë mediave audiovizive si dhe portaleve online, të cilat janë prekur ekonomikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga koronavirusi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban Borshi: 30/03/2020 20:40

    Lulit, pampersit Muzin te parave ruse te Rrjedho-licionit, i jane zhveshur telat e tensionit te larte me M-E DI-A-N (Motra E Di Ate Nr. e llogarise...), gati te leshojne "shkendija".

    Përgjigju
  • PD rrac muti: 30/03/2020 19:52

    Ke media te ndihmoj o lulash katrani, ata qe flasim mire per ty dhe per padronin tend? Si sju ha mortja more qen rrugesh, hajdut ordiner, babale shkerdhat,kam harruar te pyes se sa bejne 7×7

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale