Rriten shifrat e të infektuarve/ Basha thirrje Ramës: Shpall fatkeqësinë natyrore dhe mbyll call center dhe fasoneritë

Rriten shifrat e të infektuarve/ Basha thirrje Ramës: Shpall fatkeqësinë natyrore dhe mbyll call center dhe fasoneritë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

TIRANE-Pas rritjes së shifrave të të infektuarve në 24 orët e fundit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkon nga qeveria që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin dhe të mbyllë call center, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër të madh punonjësish në një hapësirë të mbyllur që kanë probabilitet të lartë për të përhapur virusin. Për biznesin, lideri demokrat kërkon që të hartohet një tjetër plan masash i detajuar dhe me afate të mirëpërcaktuara për mënyrën e operimit të atyre që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve. Gjithashtu për qytetarët, Basha kërkon marrjen e masave të menjëhershme për t'u garantuar kushtet jetike për shkak të pamundësisë për të punuar.

'Shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten. Prandaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit. Pa u bërë tepër vonë duhet vepruar për ti dalë të keqes përpara.

Duhen marrë masa të menjëhershme:

1. Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të mbyllen call centers, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër të madh punonjësish në një hapësirë të mbyllur që kanë probabilitet të lartë për të përhapur virusin.

2. Të hartohet një plan masash i detajuar dhe me afate të mirëpërcaktuara për mënyrën e operimit të bizneseve që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve.

3. Marrjen e masave të menjëhershme diktuar nga gjendja e jashtëzakonshme për të garantuar kushtet jetike për të gjithë qytetarët që për shkak të pamundësisë për të punuar nuk përballojnë nevojat e përditshme.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t'u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre" shkruan Basha.

Ky është plani i dytë që propozon Lulzim Basha, pas atij me tetë pika para disa ditëve që nuk u mor në konsideratë nga qeveria, pasi sipas kryeministrit Edi Rama fatura shkonte 1 miliard e 177 mln euro. Në datë 19 mars, qeveria miratoi një paketë masash me shtatë pika për përballimin e situatës me një faturë rreth 300 mln euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 7x7=42: 23/03/2020 11:58

    O Lulushe po ti je dudum fare o macok.4 vjet ishe kryetar Bashkie ne Tirane dhe nuk shtrove 100 m rruge.Je vari karin dhe kjo eshte arsyeja qe njerezit po ikin naten nga ky vend se nuk shohin shprese nga krahu tjeter

    Përgjigju
    • Lui: 23/03/2020 16:23

      Jam plotesisht dakord. E kam shkruar edhe here te tjera neper komente. Ika e shqiptareve ka shkak gjithmone mungesen e alternatives. Basha e ka thene vete qe ka humbur shpresa. Dhe shpresa eshte gjithmone alternativa qeverisese, dmth opozita..

  • Lui: 23/03/2020 11:32

    E thote mire Rama vete me gojen e tij. Nuk jam perfekti, por jam me i miri ketu, dmth me i miri i te keqinjve. Po te shohim nje ane pozitive te rrethanave sot, me mire qe na kapi kjo situate me kete qeveri, se te ishte per qeverine rrumpalle te PD kushedi si do ishim katandisur.. ptuuu fare e keqe..!!

    Përgjigju
  • Meta: 23/03/2020 10:58

    Ke durim! Lej urdherat e dirigjimet nga korrneri. Nuk je deshmuar aq I menqur sa te dhesh leksione e te rrish me duar ne xhepa.Mjafte me te duroi ky popull.

    Përgjigju
  • zeqo pilafi: 23/03/2020 10:29

    Basha eshte si puna virusit rrin ne fillim nuk ndjehet ...pastaj mer grafiku perskoti dhe ja jape kot me kot si tellall ska gje ne terezi. te ishte pd ne pushtet do i rrifte njerezit dhe do i sakatonte e do i dilte situata jasht kontrollit me kohe turp tju vij . ju vetem lider qe sjeni me mir shkoni punoni bacevan zymbyl me ere

    Përgjigju
  • DULJA: 23/03/2020 08:28

    ore LEgena po NE jukishem ne pushtete JU DHE NUK bete as gje tashi pse kruheni a PO Doni Votate e populli qe vodhe rrugene e Kombite sh.....

    Përgjigju
    • Gjeco: 23/03/2020 10:07

      Vlonjat injorant meso të shkruashe

  • Lodhe: 23/03/2020 06:45

    O qelbesir koha per budsllalleqe tani turp te. Ije dhe te rafte o zot qe te mbyll goja

    Përgjigju
  • Tosi: 23/03/2020 06:26

    Po ky sumkapuci Basha do te beje politike me salivirusin ashtu si Tit shkolleshumi mbreme qe nxirrte shkume nga goja kunder Edi Rames kurse pothuaj ishte ne delir per shtimin e rasteve me salivirus, ikni mor te mjere ju njeh mire ky popull, do dale nga karantina dhe perseri ju ne rruge do jeni. I shkofshi prapa Nafije fallxhores ne malin e Tomorit ku ka shkuar bashke me mond batakciun per te biseduar me zotin per salivirusin tek tyrbja me kocka kali ne varret e brendeshme te saj.

    Përgjigju
  • Qytetari: 23/03/2020 04:19

    O Lyll ku e ke Mul fshatarin?

    Përgjigju
    • Ehhh: 23/03/2020 10:31

      Eshte mbyll nga frika ne shpi. Pse kaq trima i di ti ata

  • Iris: 23/03/2020 00:31

    Z.Basha ne kete rast ka te drejte,pasi keto pofesione nuk jane esenciale,por lind nje problem I vogel:me cfare do jetojne punonjesit? Ketu ne U.S po diskutohet ne Kongres tu jepet njerezve rreth 1000 $ .Shqiperia nuk I ka keto mundesi e kjo doli nga fakti qe Rama uli pagat e qeveritareve e deputeteve dhe z.L. Maliqit nuk I erdhi mire .A propozoni ndonje menyre pagese ose ndonje zgidhje tjeter z.Basha duke marre parasysh aftesine paguese te shtetit ne keto momente?

    Përgjigju
  • Plaku: 22/03/2020 23:08

    Po si se mbylle o te zente Corona....leri rehat mjeket dhe specialistet te bejne punen e tyre sepse ju te rruges veç te ngacmoni nervat. Populli ka zgjedhur nje qeveri qe te drejtoje vendin se me llafet e ju te rruges nuk vene as ne h..e....ik futu ne karantine e flej gjume se kete di te besh me mire

    Përgjigju
  • Perseri ky Kriminele !: 22/03/2020 20:09

    Te shpelafte mortja me mijne e Derra,, Kriminel.. Lutemi cdo dite,,Zoti te denofte Kriminel..

    Përgjigju
    • Miri: 23/03/2020 07:56

      Të shpelafte mortja injorant vlonjat

  • Çimi: 22/03/2020 20:02

    Doli tellalli të japi urdhra

    Përgjigju
  • Roza: 22/03/2020 19:33

    O zot, Po kush je ti more Basha qe jep mendime? Shko në parlament e jep mendime, dergo demokratet Te ndohmojne në kete situate kaq emergjente e mos Na dil sikur je mbi qeverine. Pahuheni me taksat tona per te perfaqesuar popullin o njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!