Basha tradhton Metën nga Vjena për 13 Tetorin: S'ka zgjedhje me Ramën kryeministër

Basha tradhton Metën nga Vjena për 13 Tetorin: S'ka zgjedhje me Ramën kryeministër

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka tradhtuar Ilir Metën duke ndryshuar qëndrimin për 13 Tetorin. Mëngjesin e së martës, lideri demokrat pas takimit me kreun e shtetit u shpreh se vlerëson qëndrimin e Presidentit se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike duke krijuar idenë e tërheqjes nga kushti për zgjedhje pa Ramën kryeministër. 

Por, një ditë më pas, pra dje Basha udhëtoi për në Vjenë së bashku me disa prej aleatëve, mes tyre Monika Kryemadhin ku zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, ndërsa sot përmes një postimi në Facebook është shprehur se nuk tërhiqet nga qëndrimi për qeveri tranzitore dhe pa Edi Ramën kryeministër.

"Në Vjenë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve" shkruan Basha.

Në mesazhin e tij, Basha thotë se ky është qëndrimi i opozitës së bashkuar, por pavarësisht qëndrimit publik, mes aleatëve ka divergjenca, pasi Monika Kryemadhi të martën deklaroi nga Durrësi gjatë një takimi me strukturat se për LSI-në nuk do të ketë pushime, pasi kanë nisur fushatën për zgjedhjet e 13 Tetorit.

E ndërsa LSI duket e vendosur për zgjedhje edhe me Ramën kryeministër, sikur deklaroi Kryemadhisot Meta kishte një paralajmërim për PD-në nëse nuk merr pjesë në zgjedhje. "Opozita të jetë e përgjegjshme për të marrë pjesë në këto procese demokratike.

Në rast se opozita nuk dëshiron të marrë pjesë në një proces të ligjshëm, opozita fjala vjen Partia Demokratike, LSI-ja, disa parti të tjera, atëherë jam i sigurt që do të inkurajohen disa forca të tjera politike, të cilat të paktën të kenë kandidatë në të gjithë Shqipërinë e të regjistrohen në kohë" tha Meta.

Megjithatë të gjitha planet dhe skenaret e opozitës për 13 Tetorin dy ditë më parë i rrëzoi kryeministri Edi Rama që deklaroi se nuk e njeh këtë datë dhe se zgjedhjet e radhës do të jenë në vitin 2021 për parlamentin. Opozita i bojkotoi zgjedhjet e 30 Qershorit, por ndërkombëtarët, SHBA-BE i njohën duke kërkuar që kryetarët e rinj të bashkive të fillojnë menjëherë punën, ndërsa PD-LSI kanë paralajmëruar se nuk i lirojnë zyrat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahah: 19/07/2019 13:34

    Kto jan shenja psikopatie! Sic those sot nuk thote neser... pa le te ket edhe pushtet ne dore......... Ah moj Shqiperi me keta lloj.

    Përgjigju
  • edi: 19/07/2019 02:02

    Te dashur komentatore nuk eshte mo fjale burrerie Kur kane qene burra keto bandite pisanjose ,Qe Shqipetaret Vellezerit dhe Motrat tona i dhane voten kur ishin sebashku ne ditet qe bente veze dhe gjeli per to U morren me firma nga Ballkani duke qeruar tere Pasurine Kombetare bashke me Florinin Berisha .Meta .Lulushi Mon-ika, Sebashku paten ato vite te mrekullueshem duke mashtruar Kombin e Shqipetaret me Thase Mielli .Krimet qe kryen keto te pa bese ;Shuan me urdher te Berishes gati 200 familje nga Tropoja Lane ato nena qe i rriten ato djem qe i rrinin besnik atije plaku DOBIC Berisha , qe i vrau nje nga nje Vrasje te Janarit qe ishte minister i brendshem ai Dibroni i pa shkolle Lulushi , Qe sot hiqet si Europiani nga Maqellara e Dibres , Tere jeten duke mashtruar Ruset per Para Sot thote America -Europa ,Pordhi Kali ne der te honit .Mbasi kane vjedhur aq sa kur redhen skishin Breke ne Bythe Sot numerohen parellite qe i gjithe ai Popull nuk krahasohet me ato milionere Shtepia lukzoze ,Saraje ,Bisnese dhe tere Florinin e Kombit .A KA DEGJUAR NJERI NGA KETO PUSHTA QE TE PRANOJNE OR TE DHUROJNE DIKU TEK FAMILJET E SHUME VUAJTUR ,POR I THIRRIN DISA KOPUKE QE RREHEN MBAS TYRE DUKE THIRRUR SE DUAM DREJTESI ,PASTERTI DHE DINJITET .Wow me te vertete Sot i vjene keq per POPULLIN DERI DJE PER GATI 25 VITE KURRE SDEGJUAM KETO KAMELEONE QE TI QANIN HALLIN POPULLIT ,.Se fundi futi brenda e lerini te vuajne me zi se ai Popull qe vuajti ne Komunizem dhe me keta qe jane Demokrate-Komuniste

    Përgjigju
  • lesh arapi: 18/07/2019 17:12

    Qendro me nje fjal se u bere gazi i botes nuk bejne burrat e malit keshtu... Ju jeni disa funderrina qe ju dhembset vetem karrikja juaj e flisni ne emer te sovranit..

    Përgjigju
  • Fol e mba ose ... e ha!: 18/07/2019 16:57

    Ky eshte bere si lolo fare. Ore torrollak, ta tha Patozi, "Ose fol e mba ose dhit e ha". Ti je tek kjo e dyta me duket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë