Basha u prezanton investitorëve gjermanë planin ekonomik të PD: ''ja 5 pikat që nxjerrin vendin nga kriza''

Basha u prezanton investitorëve gjermanë planin ekonomik të PD: ''ja 5 pikat që nxjerrin vendin nga kriza''

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u prezantoi sot në selinë blu përfaqësuesve të Dhomës Gjermane të Tregtisë shtyllat e programit ekonomik të Partisë Demokratike nëse do të vijë në pushtet. Zyra e shtypit të PD-së njofton se Basha i njohu përfaqësuesit e investitorëve gjermanë me planin e tij dhe të PD për injektimin në ekonomi të parave të taksave të shqiptarëve.

Ndryshe nga vendet rajonit, qeveria Rama paratë e taksapaguesve shqiptarë i ka shpërdoruar me rilindjen urbane, 800 milion euro, dhe 2.2 miliard për koncesione e PPP. Ne do t’i kthejmë këto para në ekonomi, infrastrukturë dhe stimuj për të thithur investimet e huaja strategjike. Qeverisja e ardhshme do të marrë vendimet e duhura që potenciali që ka Shqipëria të kthehet në zhvillim ekonomik, punësim dhe thithje të investitorëve të huaj. 2.2 miliardë euro janë kontratat për PPP-të, ndërkohë që gjatë periudhës së pandemisë është paguar për ekonominë, biznesin dhe shtresat në nevojë 22 herë më pak, vetëm 100 milionë euro. Mungesa totale e strategjisë dhe masave, nga ana e qeverise, ka sjellë jo vetëm rëndim të situatës së pandemisë, por edhe thellim të krizës ekonomike" tha Basha.

Po sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga PD-ja përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë ngritën shqetësimet e tyre në Shqipëri. "Një nga shqetësimet kryesore të investitorëve është klima dhe siguria e biznesit, çështje që është përcaktuese në stepjen e investimeve të huaja në vendin tonë, klima e biznesit dhe mungesa e konkurrueshmërisë janë disa nga barrierat kryesore të thithjes së investimeve në Shqipëri. Përfaqësuesit e DIHA ngritën edhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me fuqinë punëtore, pasi largimi në masë i të rinjve ka ndikuar shumë në rënien e fuqisë punëtore" thuhet në njoftim.

Shtyllat e programit ekonomik, që Basha u prezantoi investitorëve gjermanë, sipas PD-së
1. Klimë pozitive, hapje, konkurrencë dhe luftë monopoleve. Transparencë totale e çdo akti qeveritar, që nga prokurimet publike.

2. Karantinim të inspektorateve deri në hartimin e një kuadri ligjor europian për inspektoratet. Kjo i jep fund klimës së terrorit. Moratorium 1-vjeçar për inspektoratet. 

3. Reduktimi i lejeve, liçencave dhe shumë procedurave të tepërta.

4. Taksë e sheshtë 9 përqind. Sigurimet shoqërore 18 përqind dhe eliminim të rritjes së taksës së qarkullimit të vendosur 24 lekë/litër nga qeveria Rama.

5. Vetëm 1 taksë biznesit të vogël, 0.5 përqind të xhiros.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lum e det: 08/07/2020 20:09

    Po kur u be i zgjuar dhe ky i biri i tetes....lul mafishja

    Përgjigju
  • qiparizi: 08/07/2020 16:14

    Me taksen 9 % mbi te ardhurat Lulushi favorizon se pari presdientin qe e ka pagen 260,000 leke i cili paguante me pare 52,900 leke tatim mbi te ardhurat, ndersa me 9 % presdienti do paguaj 23,400 leke ose 29,500 leke me pak se sa paguante kur tatohej ne masen 23 %. Ndersa per nje punetor qe merr nje page mesatare prej 50 mije leke nga 2,600 leke paguante me pare me taksen 13 % (50,000 - 30,000) tani do paguaje 4,500 leke tatim mbi pagen (50,000*9%), pra nga 2,600 leke qe paguante me pare tani do paguaje 4,500 leke. Kjo eshte matematika e lulushit.

    Përgjigju
  • Tosi: 08/07/2020 15:57

    Sqarime me te hollesishme rreth ketij plani do ti paraqese Famulltari i Dioqezes se Shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit Barkderri i cili eshte ne doren e fundit te draftit.

    Përgjigju
    • O tej: 08/07/2020 16:17

      Mere me leng se thelat u mbaruan ... ejsoert ekonomie nje Buf Pulash

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet