Basha udhëtim të papritur me aleatet në Vjenë, takim me sekretarin e OSBE

Basha udhëtim të papritur me aleatet në Vjenë, takim me sekretarin e OSBE

Vetëm një ditë pasi lajmëroi se do të vazhdonte aksionin opozitar me protesta dhe nga heqja dorë e kërkesës për të larguar Ramën, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është larguar nga Shqipëria për në Vjenë. Së bashku me Bashën drejt Vjenës ka udhëtuar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi por edhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.
 
Kreu i opozitës së bashku me aleatët e tij do të takohet me  sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger dhe disa përfaqësues të tjerë të OSBE-së. Temë diskutimi do të jetë situata aktuale politike në vendin tonë dhe hapat e mëtejshëm të opozitës.

Kujtojmë se kjo lëvizje e opozitës vjen në një kohë kur Basha është dorëzuar nga kërkesat e tij që nga djegia e mandateve dhe një ditë pasi Monika Kryemadhi tha se do të niste 'fushatën' për zgjedhje në datën 13 tetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 18/07/2019 11:28

    Ishalla nuk bjen me Shqiperia ne dore te tyne plehrave

    Përgjigju
  • ERP: 17/07/2019 19:14

    Ky eshte mesuar t’ja japin gjerat llokum ne goje dhe eshte nje gjobaxhi i papare, pervec se nje hajdut exemplar. E shkaterroi PD-ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri