Basha uron 29-vjetorin e themelimit të partisë dhe zbulon arritjen më të madhe të PD-së ndër vite

Basha uron 29-vjetorin e themelimit të partisë dhe zbulon arritjen më të madhe të PD-së ndër vite

TIRANË - Lideri demokrat Lulzim Basha ka uruar Partinë Demokratike në ditëlindjen e saj të 29 nga themelimi. "Jemi partia e shpresës", thotë kryedemokrati në një urim të shpërndarë në rrjetin social Facebook, teksa e quan këtë, arritjen më të madhe të partisë nga momenti i krijimit.

"Liri - Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri - Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.

Për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet!

Gëzuar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike!  Zoti e bekoftë Shqipërinë!", shkruan Basha.

Foto e postuar nga Lulzim Basha

Partia Demokratike anuloi aktivitetet e planifikuara  për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të partisë. Të gjitha fondet e përcaktuara për këto aktivitete se bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
29 vite më parë, kur Preç Zogaj dhe Genc Pollo shpallën regjistrimin e Partisë Demokratike

1576066343_pollopreczogajpd.jpg

Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo ka uruar 29-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike teksa ka publikuar në rrjetet sociale foton e 29 viteve më parë kur së bashku me Preç Zogajn, shpallën lajmin e regjistrimit të partisë së parë drejt demokracisë. Pollo thotë se tashmë sfidat janë të shumta.

"29 vjet më parë u themelua Partia Demokratike. Lajmin e regjistrimit të saj pata privilegjin t'a shpall unë bashkë me Preç Zogaj siç tregon kjo fotografi e asaj dite. Gati tre dekada janë mjaftueshëm për refleksione, përgëzime e vetëkritika. Por mendoj është e pamouheshme se ato ditë dhe ajo ngjarje ishin një kthesë madhore historike drejt demokracisë dhe Europës. Sot përballemi me sfida të tjera që sinqerisht asokohe nuk i imagjinonte kush. Por vullneti për t'u përballur duhet të mbetet i fortë si në ato ditë dhe PD ka përsëri rolin kyç në një tjetër kthesë historike", shkruan Pollo në Facebook. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 12/12/2019 09:58

    Funderrinat qe i kthyen shqiptarët në skllever të të tjereve duke u’a prishur shtetin e tyre. Prishi shtetin nje populli, e ke kthyer atë në skllav të fqinjit! Dhe keta detyrat e ngarkuara i bënë mirë.

    Përgjigju
  • ozurpuesit: 12/12/2019 08:39

    si ish-student asokohe: keto jane mostrat postkomuniste qe sollen vendin ne kete dite! tphyyy

    Përgjigju
  • dulla: 11/12/2019 21:59

    Si mund te jete demokratike kur udhehiqet nga komuniste ekstremiste te tipit Sali Berisha, nga varka me femijet e Enverit behet kryetar i nje partie te shpreses dhe qe e shkateroi.....

    Përgjigju
  • Populli: 11/12/2019 21:41

    Arritja me e madhe e PD eshte qe nuk hoqi dore asnjehere nga shoku Shpati dhe Baba Stalini. Parti sovjetikesh.

    Përgjigju
  • Fini: 11/12/2019 16:00

    Epo kjo eshte t'ja fusesh vetes BAMMM

    Përgjigju
  • One: 11/12/2019 13:41

    Shikoju pardesyte e veshura dhe kupton se ke perfaqesonin keta njerez. Detaj i vogel por qe per ate kohe tregonte shume. Asnjehere s’kane jetuar shqiperaret ne liri. Duhet shume edukim dhe emancipim ta kuptosh dhe pastaj ta kerkosh apo dhe ta lejosh lirine. Me sa duket duhen akoma dhe shume vite.

    Përgjigju
  • Tani Shkoder: 11/12/2019 13:24

    29 vjetori i fillimit t shkatrrimit t Shqiperise!! Vetem te kjo parti nuk ka shprese e as te Ps e as te LSI

    Përgjigju
  • Shkodra: 11/12/2019 12:53

    Partia e shpresës po ku janë sot ata që ishin në ata kohë themeluesit e vërtetë të pedes zoti Basha?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit