Gjermania merr kreun e BE/ Basha: Lajm pozitiv për Shqipërinë! Meta: 30 vite më parë shqiptarët hynë në ambasadën Gjermane për një jetë të lirë

Gjermania merr kreun e BE/ Basha: Lajm pozitiv për Shqipërinë! Meta: 30 vite më parë shqiptarët hynë në ambasadën Gjermane për një jetë të lirë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urua marrjen e presidencës së BE nga Gjermania duke e cilësuar një lajm mjaft pozitiv për rrugën integruese drejt familjes europiane të Shqipërisë. Basha shprehet optimist se ditë më të mira do të vijnë për vendin duke theksuar se vullneti politik për të zhbërë të gjitha pengesat dhe ecur para me integrimin duhet të jetë mbi etjen për pushtet.

Kryedemokrati thekson se reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj për të garantuar zgjeshje të lira, luftimi i krimit dhe korrupsionit, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë janë disa nga kushtet që vendi duhet të përmbushë për të mundësua bashkimin me familjen europiane.

"Marrja e kryesimit të Presidencës së BE nga Gjermania është një lajm i mirë për Shqipërinë. Dielli duket që kur lind, ndaj gjermanët kanë vendosur që në fillim të agjendës së tyre në krye të BE, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Nuk duhet humbur më kohë për të përmbushur 15 kriteret, drejtimi për të dalë nga kriza ku është futur Shqipëria është pikërisht aty. Reforma Zgjedhore dhe zbatimi i saj përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Ndëshkimi i personave të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimi i legjitimitetit të procesit të 30 qershorit 2019, Lufta kundër Korrupsionit, Krimit të Organizuar dhe Trafiqeve, Ligji i Medias që cenon lirinë e shprehjes, masat për uljen e numrit të azilkërkuesve, janë disa nga hapat që duhet të ndjekë vendi ynë për të mundësuar bashkimin me familjen europiane. E di, kurrë nuk kemi pasur kritere kaq të forta në rrugëtimin tonë! Kjo sepse vendi nuk ka qenë kurrë në një krizë kaq të thellë e të gjithanshme. Ndaj vullneti politik për t’i zhbërë këto pengesa duhet të prevalojë mbi etjen dhe lakminë për gjithëpushtetshmëri. E nesërmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk kanë pse të jenë peng i të sotmes, aq më tepër kur kemi vullnetin e miqve tanë për të na mundësuar tejkalimin sa më shpejt të kësaj faze të errët për vendin tonë. Shqipëria do t’ia dalë! Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë ditë më të mira! Urimet më të përzemërta Gjermanisë dhe kancelares Merkel në kryesimin e Bashkimit Europian, urime miqve dhe partnerëve të Shqipërisë në Bundestag dhe në të gjitha institucionet e tjera të Gjermanisë mike dhe të BE", shkruan Basha.

Gjermania mori ditën e djeshme më 1 korrik presidencën 6 mujore të BE, ku ambasadori Zingraf theksoi se do të qëndrojë në krahë të Shqipërisë me vepra dhe i bëri thirrje institucioneve të vijojnë punën me zbatimin e reformave që integrimi në BE të jetë edhe më afër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:21
Gjermania merr presidencën e BE-së, Cakaj: Mbështetja e saj ka qenë jetike për politikat e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka përshëndetur marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Gjermania. Ai thotë se me Presidencën Gjermane do të punojmë fort e ngushtë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare. Cakaj shton se mbështetja e Gjermanisë ka qenë jetike për politikat e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

"Gjermania tashmë ka marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Përderisa nën Presidencën Kroate është arritur vendimi historik për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me Presidencën Gjermane do të punojmë fort e ngushtë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare. Mbështetja e Gjermanisë ka qenë jetike për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor: me Presidencën Gjermane të Këshillit, ndërkaq, do të punojmë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe kryerjen e të gjitha detyrimeve të nevojshme për përparimin e mëtejmë në procesin e anëtarësimit në BE. Vlen, natyrisht, të theksohet se liberalizimi i vizave me Republikën e Kosovës është i një rëndësie thelbësore, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për besueshmërinë e Bashkimit Evropian në  rajon në përgjithësi! Shqipëria do të vazhdojë me përkushtim të plotë punën e pakursyer për anëtarësim në BE ", ka shkruar Cakaj.

Ora 09:16
Meta kujton 2 korrikun e eksodit të shqiptarëve dhe uron Gjermaninë për kryesimin e BE: Sot 30 vite pas të ecim para me integrimin

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrjen e presidencës së BE për 6 muaj nga Gjermania duke kujtuar eksodin e shqiptarëve në 2 korrik të 1990 që hynë në ambasadën gjermane për të shpëtuar nga komunizmi.

Duke e shoqëruar postimin me një foto të 30 viteve më parë ku shqiptarët hynë në ambasadën  Gjermane për një jetë të re dhe të lirë, Meta thekson se sot pas 30 vitesh në emër të këtyre sakrificave duhet që vendi të ecë para me integrimin dhe gjatë presidencës së Gjermanisë, është mundësia më e shkëlqyer për vendin. Meta shprehet se ka ardhur koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari për ta bërë Shqipëria si gjithë Europa.

"Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë. 30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane.  Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon. Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa.  Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre", shkruan Meta.

Shqiptarët që hynë më 2 korrik 1990 në Ambasadën Gjermane
/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 02/07/2020 13:21

    Meta nje HAJDUT

    Përgjigju
  • Politike e felliqur sei janr vete..: 02/07/2020 10:22

    Askush nga Politikanet nuk ka goje te flase dhe te shfrytezojne per te mashtruar Popullin, per ata qe u guten neper Ambasada.Ata qe u futen Para Dates 2 Korrik..ishin kush ishin ,,Trumerine e treguan vete ata,,Ndersa Ju Politikane Bastarde,,shfrytezuat rastin dhe e plackitet Popullin deri ne palce.. Perjaahti dhe nje pjese Bastardesh qe i futi Sigurimi i Shtetit ,apo dhe nje pjese qe erdhen mbas dore me Mamate dhe Ju Luten ,,Haman Ho Mami te futem dhe une..Ata Politikane qe kane luajtur me Jeten e Njerezve,,dhe keni vrare me shume se Diktatori Hoxha ,do Zoti USA dhe Evropa ,mban fjalen..Dhe nje dite me Diell ,Ju pafshim ne Rec te Shkodres .. Atehere do te kemi mundesi ta Festojme perseri diten e 2. Korrikut..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë