Basha vijon sulmet ndaj Kajmakut: Po i fshihet drejtësisë Greke, Rama e 'veshi' me pushtet

Basha vijon sulmet ndaj Kajmakut: Po i fshihet drejtësisë Greke, Rama e 'veshi' me pushtet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar të hedhë akuza ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Sipas kreut të PD, Kajmaku i fshihet prej vitesh drejtësisë greke dhe këtë e di edhe kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi i në rrjetet sociale, Basha shkruan se Kajmaku i quajtur ndryshe edhe si Jorgo në Greqi, duhet të largohet pasi ka probleme me ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur të shkuarën e tij.

Në fund të reagimit të tij, Basha shkruan se kryeministri Rama duhet të largohet pasi për sa kohë që ai është në zyrë nuk do të ketë drejtësi. Nga ana e tij Agim Kajmaku, i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se nuk është i dënuar në Greqi dhe se emrin e ka ndërruar për shkak se i duhej në mënyrë që të bënte dokumentet. Në reagimin  e tij Kajmaku ka deklaruar se në Greqi ka shkuar si emigrant.

Postimi i plotë i Bashës:

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.

Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.

Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 25/08/2019 16:18

    DUHET ME CDO KUSHT TE FILLOHEN PROTESTA PROTESTA TE FUQISHME CCDO DITE QE KALON PA PROTESTA I JEP RAMES FORCE PROTESTA DERI NE RREZIMIN PROTESTA ESHTE E VETMJA RUGE PER SHKELJEN ME KEMBE TE DIKTATURES

    Përgjigju
  • ERP: 25/08/2019 14:39

    Shko te gjykohesh per shume ceshtje qe ke te hapura ti hajdut (vrases nuk te them se nuk ke tope ti te japesh urdhera te tille). Nese ky kryetar bashkie qenka denuar ne Greqi e duhet te ike, as ti nuk ke moral te jesh kryetar i PD-se para se te gjykohesh per ceshtjet e hapura. Plehre

    Përgjigju
  • Hinglateri: 25/08/2019 12:33

    I pari duhet te largohesh ti o palaco o vrases o hajdut o dhalngjitur e by...q...r

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi