Metës apo Berishës? Përgjigjja epike e Ramës se kujt do ja jepte vaksinën nëse do kishte vetëm një! Bashën do e bëja ministër relaksi, Monikën drejtoreshë të sherreve

Metës apo Berishës? Përgjigjja epike e Ramës se kujt do ja jepte vaksinën nëse do kishte vetëm një! Bashën do e bëja ministër relaksi, Monikën drejtoreshë të sherreve

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë e batutat, ndërsa tregoi se kë do të zgjidhte për të vaksinuar mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, në rast se do të kishte vetëm një vaksinë kundër COVID.

Në "Top Channel", Rama tha se do t'i linte ata t'ja bënin njëri-tjetrit, por shtoi me siguri se të dy kundërshtarët e tij politikë do ta linin vaksinën të skadonte, që pastaj të thoshin se vaksinat janë të skaduara.

"Do ia lija që t'ia bënin njëri-tjetrit dhe asnjëri nuk do e bënte për tjetrin sepse jam sigurt që do e linin aty që vaksina të skadonte që pastaj të thonin se vaksinat janë te skaduara", tha Rama.

Ai u është përgjigjur edhe disa pyetjeve "me spec". 

Nëse nuk i bën votat, me kë do bësh koalicion?

Me Filipin të vij të punoj part-time këtu që t’ju ngre nivelin juve.

I bëre thirrje Bashës për bashkëpunim, por që të ndahet nga Berisha, a mohohet babai?

Po jo ta mohojë, të dalë shpi më vete.

Ku ka më shumë komunistë te PS apo te PD?

Sigurisht që në Gjirin e Lalzit.

Ke menduar për zëvendësues?

Në mendim e sipër jam

Do sakrifikoje fëmijët dhe familjen si ai për revolucion?

Si mund të sakrifikohet familja për tekat e tua që i quan revolucion, por kur njerëzit kalojnë në fazën që janë tapë gjithë ditën sakrifikojnë çdo gjë.

Ça pi më shumë: verë, raki apo drogë?

E kam shpjeguar iher po nuk e ke dëgju, qumësht grenxash pluhur. Po përdore këtë drogë, je bombë

Një vaksinë një votë?

Një vaksinë përkthehet në një buzëqeshje. E kuptoni sa e rëndësishme është.

Ça ministrie do i jepje Bashës, nëse do ishit bashkë?

Ministër Shteti për Relaksin, që të flejë rehat.

Po Monës?

Po a je në vete mor, drejtorinë e përgjithshme të sherreve.

Ku e ndjen veten më mirë, si politikan apo si piktor?

Si piktor politikan. Si politikan piktor. Të dyja.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran ne Minorance: 23/04/2021 08:17

    Bravo kryeminister mire ban qi tall bethen me to se opozite ma te lodhun ska pase ky vend kurre...

    Përgjigju
  • Ylli: 23/04/2021 06:21

    Je komplet i madh, nje k.qe e vertete!

    Përgjigju
  • Kuksi: 23/04/2021 00:42

    Keshtu politikani nuk keni pare kurr.

    Përgjigju
  • Haha: 22/04/2021 20:56

    Je i madh Edo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga

Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga