Bashkëmoderimi me Orinda Hutën, përgjigjet Anila Çela: Nuk kemi patur miqësi të ngushtë, por… (VIDEO)

Është një nga moderatoret më të dashura të televizioneve shqiptare, por modestia është virtyti që e karakterizon edhe pas më shumë se 10 vitesh në ekran.

Edhe pse në intervista e shohim rrallë, Anila Çela rrëfen në “Rreze Dielli” si nisi karriera e saj fillimisht me një program muzikor në Televizionin “Koha” e më pas si imazh i emisioneve të rëndësishme në Vizion Plus.

E rikthyer në kujtimet e sezoneve të kaluara, Anila tregon edhe eksperiencën e bashkëmoderimit, në një sezon me Arbër Kadinë dhe në 2015 kur emisionin e “ndau” me Orinda Hutën dhe tregon ‘sekretet’ e marrëdhënieve mes tyre.

Kur Arbri u bë pjesë e stafit, u bë një riformatim i emisionit. Për Arbrin ishte eksperienca e parë në televizion prandaj merreshim vesh me shenja për të prezantuar të ftuarit. Me Arbrin nuk kam patur kurrë asnjë problem, asnjë zënkë. Me Orindën njerëzit e thonin shpesh që ishim dy figura që ngjajmë. As me Orindën nuk kam pasur kurrë asnjë zënkë. Ne i ndanim ditët kur moderonim emisionin. Nuk mund të them që kishim një miqësi të ngushtë, nga këto dashuritë në stafe, por një ishtë një marrëdhënie korrekte mes kolegesh”, shprehet Anila Çela.

Tashmë, prezantuesen me profesion farmaciste, pas disa sezoneve të suksesshme në 'Vizioni i Pasdites' do ta shohim në programin prime time “Nga e Para”, që do të bëjë të lumtur të tjera familja shqiptare në sezonin e tij të dytë.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot