'U mblodhët vetëm pasi denoncuam ne', Bashkia e Durrësit nxjerr dy herë blof Bashën me dokumente: Vendimi u mor më 29 korrik, sot u miratua në Këshill

'U mblodhët vetëm pasi denoncuam ne', Bashkia e Durrësit nxjerr dy herë blof Bashën me dokumente: Vendimi u mor më 29 korrik, sot u miratua në Këshill

Bashkia e Durrësit ka reaguar në lidhje me rastin e bërë publik në media, ku sipas kryefamiljarit Barruku në Manëz pas tërmetit ata nuk kishin marrë bonus qiraje dhe kanë ngelur pa shtëpi.

Një deklaratë e tillë u bë gjatë kohës që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte duke bërë një takim me banorët e prekur nga tërmeti.

Pas bisedës me Kadri Barrukun, Basha akuzoi qeverinë për mos përkujdesje ndaj banorëve të mbetur pa shtëpi pas rënies së tërmetit.

Ndërkohë Bashkia e Durrësit përmes një deklarate zyrtare, ka shoqëruar me dokumentet përkatëse vërtetimin se Kadri Barruku ka marrë bonusin e qerasë një muaj pasi humbën banesën.

Përsa i përket shtëpisë, e cila është shpallur e pabanueshme, z. Barruku është një nga përfituesit e programit të rindërtimit të banesave, i cili do të përfitojë një shtëpi të re. Bashkia ka hedhur poshtë akuzat e Lulzim Bashës për trajtimin e banorëve të mbetur pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Reagimi i plotë:

Në vijim të një rasti të bërë prezent sot në media, për familjen Barruku në Manëz si një nga familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 në Bashkinë Durrës, sqarojmë se Z. Kadri Riza Barruku, duke filluar nga data 27.12.2019, pra vetëm një muaj pasi humbën banesën e tyre, janë trajtuar me bonus qiraje në masën 30 mijë lekë në muaj, në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.649 dt.27.12.2019. Në listën shoqëruese të këtij vendimi, me përfituesit e bonusit të qerasë është edhe emri i z.Kadri Barruku.

-Deri me sot z.Barruku ka përfituar 7 këste të bonusit të qerasë, me i fundit ka kaluar në llogarinë e tij bankare në datën 6 gusht 2020.

-Përsa i përket shtëpisë, e cila është shpallur e pabanueshme, z. Barruku është një nga përfituesit e programit të rindërtimit të banesave. Aplikimi i tij në platformën “Shtëpia Ime” është aprovuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 77 dt.10.08.2020, ku në listën e përfituesve bashkëngjitur Vendimit, figuron edhe emri Kadri Riza Barruku, i cili do të përfitojë një shtëpi të re, shumë më të mirë e të sigurt se ajo që humbi për shkak të tërmetit dhe mbi të gjitha, falas.

Aktualisht Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është në proces hartimi të planit të detyruar pikësor për rindërtimin e banesave individuale në zonën e Manzës, me përfundimin e të cilit, do të fillojë menjëherë puna për rindërtimin.

Bashkia e Durrësit siguron qytetaret e saj se puna për procesin e rindërtimit vijon çdo ditë me ritme të shpejta, për të mos lënë askënd mbrapa dhe për të bërë të mundur që qyteti t’i kthehet sa më shpejt normalitetit, me shtëpitë individuale, pallatet, shkollat, kopshtet dhe infrastrukturë të rindërtuar shumë më mirë se më parë.

I gjithë procesi i rindërtimit dhe vendimet e marra nga këshilli bashkiak në kuadër të tij janë tejet transparente dhe te aksesueshme nga publiku, mediat dhe të gjithë të interesuarit për t’u informuar mbi ecurinë e zbatimit të programeve të rindërtimit.

Stafi i Bashkisë së Durrësit dhe të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e njësive administrative mbeten në dispozicion të plotë të qytetarëve për cdo sqarim, asistencë dhe orientim në lidhje me të gjithë programet e procesit të Rindërtimit.

Në mbyllje, për rastin e sipërpërmendur te familjes Barruku, bashkëngjitur gjeni vendimet përkatëse të Këshillit Bashkiak dhe listat e përfituesve. Për çdo informacion më shumë mbi dosjen dhe dokumentet shoqëruese, Bashkia Durrës mbetet e hapur për të garantuar akses dhe transparencë të plotë ndaj çdo pale të interesuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
Bashkia e Durrësit nxjerr blof për herë të dytë Bashën: Vendimi është marrë me 29 korrik, sot u miratua në Këshill

Bashkia e Durrësit ka reaguar për herë të dytë për akuzat e Partisë Demokratike, e cila tha se u vu në lëvizje vetëm pas takimit të Lulzim Bashës me banorët në Manzë.

Kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se vendimi i bashkisë për bonusin dhe rindërtimin e familjes Barruku u bë brenda ditës së sotme.

Ndërkohë në dokumentet e publikuara nga Bashkia e Durrësit, vendimi është marrë që me 29 korrik të vitit 2020, por është miratuar ditën e sotme.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak ka qenë lajmëruar 30 minuta më përpara se të dilte Basha online me qytetarët e Durrësit.

Ora 20:58
PD reagon për dokumentin e Bashkisë Durrës: Këshilli u mblodh vetëm pas denoncimit të Bashës

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Bashkisë së Durrësit, e cila përgënjeshtroi Lulzim Bashën në lidhje me kryefamiljarin Kadri Barruku, i cili pretendonte se nuk kishte marrë bonus qeraje dhe kishte ngelur pa shtëpi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj shkruan se Këshilli Bashkiak i Durrësit është mbledhur me urgjencë vetëm pas denoncimit të Bashës. Në dokumentin e postuar nga Bashkia e Durrësit shkruhet se vendimi për rindërtimin e shtëpisë së qytetarit Barruku është dhënë ditën e sotme, me datë 10.08.2020.

"Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindertim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama. Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët, por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar", shkruan Xhaferaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 11/08/2020 07:41

    Po ku eshte bllofi ketu? A u miratua sot, dmth pas denonsimit te Bashes? Po folni njehere tamam mos ja fusni kot se jemi ne 2020, mos mendoni se jeni me te zgjuar se nuk ka me budallenj.

    Përgjigju
  • Taulant: 11/08/2020 07:34

    Ketyre qe ankohen keshtu tek opozita, ne nje kohe tjeter, para 1 dekade, jo qe s'do perfitonin ndihma dhe shtepi, por do i shperngulnin nga fshati si fis. Ia arriti dites Kadriu te flas si Kardi.

    Përgjigju
  • Cubi: 10/08/2020 23:13

    Shqupi na eshte ber si burri i nenes. Jemi mesuar as i degjon njeri . Jan merzitur populli me keto bllofe. Nuk eshte hera e par. Nuk meret pushteti me genjeshtrat e lulit e as me perrallat e doktorit..

    Përgjigju
  • Palacot: 10/08/2020 22:39

    Ky eshte shtet bandit, por me palaço po beheni ju mediat me sherbimin perves qe po i beni. Shikoni qe nga titulli rekasional qe i vini artikullit, e pastaj ne permbajtje kuptohet thelbi. Dokumenti eshte miratuar sot mbasdite, ne 10 gusht 2020, ndersa video e takimi eshte bere dite me pare. Nuk e shpetoni shtetin banditesk. Populli jone ka 30 vjet qe grabitet, mashtrohet, prosvalet dhe vidhet ne menyren me shtazarake. Ishalla vjen dita shpejt te behemi shtet normal, te kete pergjegjesi para ligjit per te gjithe njesoj, te kete pune e rregulla loje njesoj per kedo.

    Përgjigju
  • Astrit: 10/08/2020 20:50

    E ke me daten e sotme dokumentin...me vrap e miratoi Listen

    Përgjigju
    • Tosi: 11/08/2020 06:41

      Ketij hunderrit Barrukut qe merr qera nga bashkia dhe mashtroi se nuk mer hiqjani dhe ate qe merr se qenka j pafytyre si Lindita Protoduari e shpellareve te unazes qe mashtroi vjet gjithe shqiptaret.

  • Haha: 10/08/2020 20:02

    Basha edhte punok ne sojin e vet cdo dite i rritet hunda... i eshte bere sa ky temi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra