Bashkia e Tiranës i jep pronësinë e tokës Kishës së Shën Prokopit, i hapet rrugë rikthimit në identitet

TIRANË- Ashtu si shumë objekte të tjera kulti në Shqipëri, të cilat ende sot nuk janë pajisur me një certifikatë pronësie, edhe Kisha e Shën Prokopit në Tiranë nuk e dispononte një dokument të tillë, çka mbante peng edhe projektin për rikthimin në identitet të saj.

Pas vendimit unanim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, i dorëzoi dokumentin që i jep pronësinë e tokës mbi të cilën është ngritur, Kishës së Shën Prokopit, në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Kjo i hap rrugën edhe rindërtimit të objektit fetar, që daton plot 240 vite më parë. 

“Besoj se është një bekim i madh për të gjithë, e jo vetëm për ju që shërbeni në Kishën e Shën Prokopit, apo komunitetin ortodoks. Perëndia na ka dhënë vullnetin të shërbejmë me dinjitet dhe ta bëjmë atë si duhet,” u shpreh mes të tjerash Veliaj, gjatë dorëzimit të kontratës së dhurimit Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit. 

Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, duke i shprehur mirënjohjen e tij kryebashkiakut Veliaj, e përgëzoi në veçanti atë për transformimin që po kryen në Tiranë.

“Përgëzime për punën këtu në Tiranë,” tha ndër të tjera ai.  

Në vitin 1967, edhe Kisha e Shën Prokopit pësoi fatin e të gjitha objekteve të tjera të kultit. Ajo u gjymtua dhe në vend të saj u ngrit kafe-restorant “Liqeni”. Por edhe pas rikthimit të funksionit të mëparshëm, 30 vite më vonë, kjo kishë ende sot nuk ka arritur dot të marrë pamjen dhe as lavdinë e dikurshme. Bashkia e Tiranës, përmes projektit të saj, do të rikthejë në identitetin e saj të hershëm Kishën e Shën Prokopit, pjesë e rehabilitimit të një tjetër xhevahiri në Tiranë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MAMLIT: 02/11/2020 17:50

    Veliaj jepi edhe Erdoganit cartifikaten e pronesise shqiptare qe ka pas Sulltani per tu rikthyer ne identitetin sulltanor si kryetari i katundarise se Tirones. Cmakuteri bastarde per pushtet e propagande bizantine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi