Bashkia e Tiranës merr në dorë pastrimin, Veliaj: Kompanitë private kërkuan zgjidhje me presion! Rritje rroge e shpërblime për punonjësit e pastrimit

TIRANË- Pasi bashkia nëpërmjet “Eco Tirana” ka marrë në dorë pastrimin e qytetit, detyruar nga ajo që e quajti sabotim i kompanive private, kryebashkiaku Erion Veliaj garantoi shërbim të plotë pastrimi në të gjithë territorin, ndërsa mesazhin për privatët e kishte të drejtpërdrejtë.

Eco Tirana do të marrë në administrim të gjithë qytetin, duke u lënë operatorëve private që mbulonin zonat e ‘5 Majit’, ‘Don Boskos’, lagjen ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, një afat nga 1 tetor deri në 1 nëntor, sepse si çdo marrëdhënie që ndërpritet jepet edhe një afat sepse nuk bëhet në mënyrë të palajmëruar. Ata [kompanitë private] menduan se duke i lënë këto zona pa pastruar dhe duke i çuar foto këtyre faqeve ‘anonim të lutem’, - apo duke nxjerrë disa nga këta që ne i kemi rrahur ‘si gomari në duhan’ me 60 mijë vota diferencë, - do t’i bënin presion kryetarit të bashkisë dhe ne do të dorëzoheshim, do ta hanim presionin.

Ne nuk dorëzohemi! Vendimi ishte: Meqë ata duan ta zgjidhin me presion, ne do ta marrim që tani në administrim zonën te lagjja ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, po ashtu edhe zonën e ‘5 Majit’ te Bregu i Lumit, dy muaj para mbarimit të kontratës së shërbimit. Kemi dy makina industriale, por presim edhe 18 të tjera. Kjo do të thotë se në dy muajt e ardhshëm do duhet që të operojmë me një sens emergjence në këto zona. Do duhet të bëjmë disa punë në avancë, përpara se të vijnë të gjitha mjetet dhe pajisjet teknike”, tha Veliaj.

Veliaj iu përgjigj sulmeve të opozitës,  teksa paralajmëroi edhe rritje pagash dhe shperblime për punonjësit e pastrimit.

“Parashikoj që kjo gjendje e emergjencës do të vazhdojë edhe për disa javë, derisa të na vijnë të gjitha mjetet, duke qenë se privatët u tërhoqën përpara kohe me bllof. Por, unë nuk kam ndërmend ta pranoj bllofin e tyre. Ne e kemi pastruar këtë qytet me thonj, ia kemi dalë ta bëjmë edhe vullnetarisht.

Do vazhdojmë ta bëjmë këtë jo vetëm për ata që nuk kanë pastruar një ditë, ata që nuk kanë bërë asgjë në jetë, - mjafton të shikoni oborrin e partisë së tyre, edhe plehrat e tyre nuk i hedhin në kosh, por vijnë t’i hedhin te bashkia. E vetmja shpresë, ajo që Tirana na e dha me 60 mijë vota diferencë, është kjo skuadër, është ky ekip, janë këta njerëz të mrekullueshëm”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se pjesë e procesit për administrimin e shërbimit të pastrimit të qytetit do të bëhen edhe administratorët e njësive administrative. Me urdhrin e ri të kryetarit të Bashkisë, ata do të mbikëqyrin dhe do të përgatisin një raport për të ndihmuar kompaninë publike të pastrimit Eco Tirana.

Nga dy makina industriale që ka aktualisht Bashkia e Tiranës, numri i tyre pritet të shtohet edhe me18-të të tjera.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era ora: 07/09/2024 23:32

    Po Finalmente, më në fund, më mirë vonë se kurrë!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim