Bashkia e Tiranës tender 60 mln lekë për studimin dhe projektimin e Teatrit të ri Kombëtar

Bashkia e Tiranës tender 60 mln lekë për studimin dhe projektimin e Teatrit të ri Kombëtar

Projekti i arkitektit danez, Bjarke Ingels

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka hapur një tender me vlerë 60 milionë lekë për projektin e Teatrit Kombëtar.

Gara u hap ditën e premte dhe mbyllet më 14 korrik.  Shuma 60 mln lekë do të shpenzohet për studimin dhe projektimin e Teatrit të ri Kombëtar. Lloji i procedurës së prokurimit është klasifikuar si shërbim konsulence dhe afati kohor i realizimit të studimit dhe projektimit të godinës.

Por pikëpyetja që ngrihet lidhet me faktin nëse kompania që do të fitojë tenderin do të ketë si bazë projektin e arkitektit danez, Bjarke Ingels, apo do të bëhet një projekti i ri?

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh pak kohë më parë se godina e Teatrit të ri Kombëtar do të ndërtohet mbi projektin i ideuar nga arkitekti Bjarke Engels, ndërsa do të detajohet. Sa i përket financimit, Veliaj tha se  teatrin do ta bëjmë me kredi.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb në datë 17 maj, ndërsa u shoqërua me protesta nga një grup artistësh të mbështetur nga PD-ja.

Formulari i njoftimit të kontratës

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e tenderit të Teatrit)

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/07/2020 09:07

    Mos e zgjat shume lali Eri filloje sa me shpejt qe te plasin nga inati Neritan Licaj vellezarit Budina dhe zagaret e tjere qe u shkojne nga pas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të