Bashkëjetesa e hidhur mes tumorit dhe varfërisë! Bashkëshorti i të sëmurës: Nëse më vdes ajo, unë mbarova (VIDEO)

KORÇË - Një histori i dhimbshme vjen nga fshati Sheqeras i Korçës. Elisabeta Halimi 50 vjeç, nënë e dy fëmijëve prej dy muajsh është diagnostikuar me tumor. Nga shtrati, ku po dergjet mes lotësh e dhimbjesh, ajo tregon bashkëjetesën e vështirë mes sëmundjes dhe varfërisë.

"Kam një sëmundje që nuk e përballoj dot me të ardhura, nuk kam asnjë të ardhur. Kam dy ditë që nuk kam ngrënë. Nuk kam shkuar në Tiranë për mjekim sepse nuk kam asnjë 100 lekë për të marrë një ilaç për dhimbjen që kam", thotë Elisabeta Halimi.

Familja e Elisabetës jeton në një shtëpi të vjetër me dritare të mbuluara me plastmas për të mos lejuar të ftohtin të futet brenda. Gjithçka mungon. Shpesh flenë edhe pa ngrënë, qëndrojë edhe pa ngrohje sepse jo gjithmonë misërishtet qe mbledhin arrijnë t'i ngrohin në këto ditë të ftohta dimri.

50-vjeçarja, e cila thotë se nuk merr ndihmë sociale pasi në pamundësi fizike, e refuzoi punën që i ofruan, kërkon ndihmë që të ketë mundësi të kurohet pasi e ka të pamundur të përballojë koston e ilaçeve.

"Më ofruan punë, por unë nuk vete dot në punë në këtë gjendje, dhe unë nuk vajta edhe më prenë asistencën. Po të kisha lekë do shkoja te doktori të rrija dhe unë me fëmijët e mi. Ju lutem shumë të vini dorën në zemër për mua, do zoti vjen një doktor të më marrë në ngarkim të shpëtoj. Të jetoj dhe unë sepse kam gjithë jetën pa shtëpi dhe këtë vëllai ma ka dhënë", tha 50 vjeçarja.

Bashkëshorti i Elisabetes, Demir Halimi tregon se të ardhurat e vetme i sigurojnë nga mbledhja dhe shitja e bimës së hithrës, me të cilat jo gjithmonë i sigurojnë bukën. Në këto kushte ai ndihet i pafuqishëm përballë barrierave që jeta i ka sjellë.

"Kam kushte shumë-shumë të vështira nga ana e nuses, e kam me probleme të mëdha. Unë nuk kam çfarë të bëj, as punë, as përkrahje sociale. Nëse mua më vdiq ajo unë mbarova, mbarova si njeri. Më dhëntë zoti që ajo të ngrihet në këmbë. Unë kërkoj ndihmë nga ju, të vënë dorën në zemër të më ndihmojnë", tha bashkëshorti i Elisabeta Halimit

Kjo familje tashmë është me shpresën se dikush do e ndihmojë për të mos iu dorëzuar fatit të hidhur.

Personat të cilët janë të gatshëm për të ndihmuar familjen Halimi mund të kontaktojnë në numrin e tyre të telefonit 0692779406.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JEPINI Ndime Sociale ho Bastarda..: 18/01/2020 21:39

    Turp,,Si japin Ndime Sociale Basdartat ..Ajo e Semure .. Basdartat Politikane te te gjithe kraheve..Ndimojeni se gjyna ,,Ju vrafte Zoti Ju vrafte ..Jeni berecsi Ajo Kucedra e Zeze Nexhnija Atehista..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit