Basketboll femra/ Tirana mposht Flamurtarin në ndeshjen e katërt finale dhe shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 41-të

Basketboll femra/ Tirana mposht Flamurtarin në ndeshjen e katërt finale dhe shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 41-të

Festa e Tiranës

Tirana në basketboll për femra është kampione e Shqipërisë për këtë sezon në kampionat. Ky është titulli numër 41 në histori për vajzat bardheblu, me trofeun që mungonte prej 25 vitesh. Në "Feti Borova" të kryeqytetit, Tirana fitoi 71-51 kundër Flamurtarit në finalen e katërt mes tyre, duke e dërguar serinë në 3-1 dhe merituar titullin kampion.

Vajzat e Mirza Alibegaj e nisën mirë takimin, duke mbyllur çerekun e parë 18-8. Në të dytin, Flamurtari fitoi 12-16, ndërkohë që Tirana e mbylli me katër pikë epërsi pjesën e parë.

Në çerekun e tretë Tirana dominoi dhe fitoi me dhjetë pikë epërsi, 22-12. Në periodën e katërt sërish vajzat bardheblu fituan 19-15 për rezultatin final 71-51. Kështu, me 20 pikë diferencë dhe serinë e finaleve 3-1 në ndeshjen e parafundit, Tirana e basketbollit për vajza ngre trofeun e 41-të në kampionat, Kupë e cila mungonte prej 25 vitesh për vajzat bardheblu.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)