​​​​​​​Basketboll/ Mbyllet sezoni i rregullt, Teuta dërgon Vllazninë në të Parën! Faza play-off premton spektakël

​​​​​​​Basketboll/ Mbyllet sezoni i rregullt, Teuta dërgon Vllazninë në të Parën! Faza play-off premton spektakël

Ndeshja e luajur në 'Qazim Dervishi'

Sezoni i rregull në Superligën shqiptare të basketbollit për meshkuj është mbyllur dje, teksa në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër, Vllaznia vendase humbi 55-95 kundër Teutës. Tanimë shkodranët sezonin e ri do luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa në 20 përballjet e këtij sezoni fituan vetëm një ndeshje dhe humbën 19-të.

Teuta nuk e pati aspak të vështirë të siguronte fitoren në këtë përballje, duke kryesuar nga fillimi e deri në fund. Skuadra e Melzin Lazimit triumfoi në shifrat 55-95 (11-18, 24-22, 11-26, 9- 29).

Me përfundimin e javës së 20-të, tanimë do të jetë radha e pjesës së fazës “play-off”, aty ku do të vendosen edhe fatet e titullit kampion, me Besëlidhjen dhe Teutën që kryesojnë me pikë të njëjta, ndjekur nga Tirana.

Besëlidhja si kryesuese, do të përballet në gjysmëfinale me Kamzën e vendit të katërt, ndërsa Teuta e vendit të dytë do të ndeshet me Tiranën (3). Ndërkohë, për sa i përket zonës “play out”, do të kemi sfidën Apolonia-Partizani.

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Yjet ju kanë nxitur të ndryshoni rrugën... horoskopi për sot

Yjet ju kanë nxitur të ndryshoni rrugën... horoskopi për sot