Batanije, çadra e shtretër/ Amazon sjell ndihma për të prekurit nga tërmeti përmes Fundjavë Ndryshe

Kur kanë kaluar 4 javë nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit që goditi vendin tonë vijon solidarizimi I kompanive më botërore për familjet e prekura nga tërmeti.

Gjiganti më i madh tregtar Amazon përmes Fondacionit Fundjavë Ndryshe ka sjellë këtë të hënë 5 kamionë me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti. Themeluesi i Fondacionit Fundjavë Ndryshe, Arbër Hajdari tregon se ky donacion i kompanisë amerikane kap shifrën e 240.000 dollarëve teksa uron që ky solidarizim i Amazonë të vijojë edhe pas përllogaritjes së faturës përfundimtare të dëmeve.

Amazon ka angazhuar të gjitha strukturat e veta dhe na kontaktuar që në ditën kur ka rënë tërmeti, i kemi paraqitur atyre një listë nevojash emergjente dhe ata kanë reaguar fillimisht duke sjellë 3000 krevat, rreth 1000 çadra , gjërat që ne kishim konsideruar më emergjente rreth 2000 batanije.

Kanë ardhur 5 kamionët e parë me vlerë 240.000 dollarë dhe akoma presim që të vijnë dhe ndihma të tjera dhe shpresojmë shumë që Amazon të ndihmojë Shqipërinë edhe për çështjet financiare . Por për këtë Amazon pret dëmin kur të dali fatura financiare nga qeveria shqiptare” – u shpreh themeluesi i Fundjavë Ndryshe Arbër Hajdari.

Shpërndarja e ndihmave të sjella nga kompania Amazon pritet të nis që prej ditës së nesërme nga Fundjavë Ndryshe në të gjithë familjet e prekura më së shumti nga tragjedia e 26 nëntorit ku u regjistruan dhe 51 viktima.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti, dyshohet se spiunoi për Kinën

Gjermani, arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti, dyshohet se spiunoi për Kinën