Pse janë ftohur marrëdhëniet me Ramën? Baton Haxhiu: Kurti i tha Metës se Cakaj bëri kontrabandë armësh

Pse janë ftohur marrëdhëniet me Ramën? Baton Haxhiu: Kurti i tha Metës se Cakaj bëri kontrabandë armësh

Kryeministri Edi Rama uroi këtë hënë uroi Albin Kurti dhe Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, megjithëse mes dy liderëve duket se marrëdhëniet mes tyre nuk janë fort të mira.

Ndërkohë gazetari kosovar, Baton Haxhiu, ka treguar në emisionin 'Opinion' se si do të jenë marrëdhëniet mes Ramës dhe Albin Kurtit dhe pse janë ftohur këto marrëdhënie mes Kurtit dhe Ramës.

“Unë mendoj që janë marrëdhëniet e ftohta. Albin Kurti ka bërë gabimin e tij të jetës, gabimin politik se.. Ka bërë gjë që nuk bëhet për një lider, ka shkuar tek Presidenti i vendit ka gënjyer se ministri i jashtëm ka kontrabanduar me armë vetëm për ta ndaluar të jetë Ministër i Jashtëm. Ka bërë një linçim publik dhe ai linçim publik për tradhti, e ngatërron bukur shumë marrëdhënien mes qeverisë shqiptare dhe asaj Kosovë”, tha Haxhiu.

“Ai ka shpallur zotin Rama dhe zotin Cakaj tradhtar dhe unë nuk e di se si do ta ndërtojë një marrëdhënie të re nëse nuk kërkon falje. Ardhja e Albin Kurtit si i parë në skenën politike në Kosovë e ka filluar që zona politike mes Kosovës dhe Shqipërisë të jetë një. Nuk do jetë vetëm debate politike, tani hyn në një valle të re të debatit publik”, tha me tej ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 08/10/2019 14:31

    O Baton, ti e njeh Ramen me mire se une e shume te tjere. Mbase edhe kerkimin e ndjeses per pajtim nga ana e Albinit duhet te ta kete thene vete Rama ne ndonje kafe qe keni pire, por ne fund te fundit KM yne do ia hedhi doren ne qafe Albinit edhe sikur mos t'i kerkoje ndjese publike a private. Edhe pas sulmeve te uleta publike qe Kurti i beri Cakajt dhe Rames, ky i fundit kurre nuk e sulmoi publikisht Albinin me akuza, por thjesht i vuri ne dukje gabimin qe po bente. Nuk eshte hakmarres si ndonje zorraxhi tjeter provincial para tij ne detyre. Rama vetem Ramushit i ka hequr vizen e nuk puthet me, pa me te tjere faktore politik ne Kosove eshte i hapur per bashkepunim dhe nderveprim.

    Përgjigju
    • Erik: 08/10/2019 16:22

      Prandaj perfundoi vk Ramushi, dy parti ne koalicion me zor kane marre 11.5% te votave. Ai vk ka qene edhe me pare me vota, por ja qe "heroizmin" e tij vetem ne te Shqiperise e kuptojme dhe perjetojme, ata qe jetojne aty i paskan futur gishtin.

    • Agjenti: 08/10/2019 15:10

      Normal se Ramushi sja lepin b*then njeriu esht i vetmi politikan shqiptar qe sja hante per njeri.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale