Baza Ajrore e Farkës mbush 52-vjeç, Xhaçka: Së shpejti modernizohemi me helikopterët 'Black Hawk' (VIDEO)

Dita e sotme përkon me 52-vjetorin e krijimin e Bazës Ajrore të Farkës. Sot kjo bazë ajrore është në prag të modernizimit me helikopterët 'Black Hawk'.

Qeveria shqiptare gjatë verës së këtij viti ka finalizuar marrëveshjen me SHBA-të për helikopterët Black Haëk. Lajmin në të kohë e dha vetë kryeministri Rama që u shpreh se 'Është finalizuar marrëveshja dypalëshe për marrjen e helikopterëve Black Hawk ka një sërë elementësh me rëndësi. I falenderoj FA-të për angazhimin".

Ndërkohë ministrja Olta Xhaçka me anë të një statusit në rrjetet sociale shkruan se forcat ajrore po u shërbejnë qytetarëve  dhe kombit shqiptarë në çastet më kritike.

"Për mbi gjysmë shekulli, pilotët, teknikët dhe helikopterët e Bazës Ajrore Farkë u shërbejnë qytetarëve dhe kombit shqiptar, shpesh në çastet më kritike.

52-vjetori i krijimit e gjen Bazën Ajrore të Farkës në prag të modernizimit me helikopterët Black Hawk, duke u bërë më operacionale edhe në misionet ndërkombëtare."

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiri: 06/12/2019 23:03

    O Xhacka,po ci do black hawk.. o u marrte te dreqi po keq per helikoptera jemi.. ketu sdine makinen.. as karburantin se kemi gje do u prishen o Xhacka.. nje rregullim do helikopteri do nje milion dollare o Xhacka.. mos na bej sikur ca di maresh..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale