Baza detare e NATO-s në Porto Romano, Stoltenberg: Po e vlerësojmë ofertën

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ekspertët e Aleancës po e shqyrtojnë ofertën e Shqipërisë për ndërtimin e bazës ushtarake në Porto Romano. Në një intervistë për mediat malazeze, Stoltenberg deklaroi se pas vlerësimit të ofertës ato do të japin këshilla në varësi të situatës ushtarake.

“Mirëpresim ofertat e aleatëve për vendosjen e objekteve të NATO-s. Ekspertët tanë duhet të shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas të japin këshilla në varësi të kushteve ushtarake. Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, i cili u miratua në Samitin e Madridit, konfirmoi edhe një herë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për aleancën tonë. NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë përpjekjet e përditshme të KFOR-it, selisë sonë në Sarajevë dhe zyrës në Beograd. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme për NATO-n dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropë”, tha Stoltenberg.

I pyetur nëse është i shqetësuar për stabilitetin afatgjatë të Kosovës, Stoltenberg tha se ka diskutuar me lidershipin e Prishtinës dhe Beogradit për tensionet në veri dhe shtoi se të dyja palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti i Kosovës”, tha ai.

Në këtë kuadër, Stoltenberg theksoi se siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme për NATO-n dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropë.

Aktualisht po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila është tërësisht financim i huaj. Ndërkohë që për sa i përket portit në Porto Romano, ajo do të financohet nga shteti shqiptar, pjesa komercale, siç vetë Rama e ka bërë me dije, duke sqaruar se është ftuar NATO, që të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 10/08/2022 16:49

    Cne Porto Romano, kur baza detare me e lakmuara nder shekuj nga fuqite e medha ushtarake ka qene baza e Pashalimanit ne Vlore.. Per afersine me Kosoven dhe transportin e trupave apo mjeteve ushtarake, ok.., Durresi eshte pika me e mire. Duke qene qe do ndertohet dhe hekurudha Durres-Prishtine dhe mjetet ushtarake mund te transportohen shpejt dhe lehte. Por per pike strategjike detare per luftanije dhe nenedetese, baze si e Pashalimanit nuk gjendet as ne mesdhe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League