Baze: Debati është 'çdo të bëjmë me presidentin', jo 'çdo të bëjmë me zgjedhjet'

Baze: Debati është 'çdo të bëjmë me presidentin', jo 'çdo të bëjmë me zgjedhjet'

Gjykata më e lartë për zgjedhjet në Shqipëri, i ka dhënë fund çoroditjes dhe çmendurisë që tentoi të mbjellë presidenti Ilir Meta dhe kori i opinionistëve, si dhe gjithologët gdhë, të rekrutuar për t’i shërbyer çmendurisë. Tani çmendurinë duhet ta mbajë në derë Presidenti, meqë ai e zyrtarizoi me “dekret”.

Gjykata, edhe pse nuk ka qenë e përgatitur për çmendurinë e dytë, i ka dhënë gjithësesi përgjigje dhe kësaj të sotmes.

Gjykata thote se “Presidenti as mund të ndryshojë, as mund të shfuqizojë datën e zgjedhjeve”.

Arsyetimi është njësoj, si për ç’dekretimin, ashtu dhe për ricaktimin e datës se zgjedhjeve. Këtë herë nuk ka nevojë, as për hutim, as për çoroditje, as për hipoteza, as për debat.

Dekreti i ri është vazhdim i historisë së vjetër. Dhe është po aq “Nul”.

Këtë na e ka thënë paraprakisht Gjykata në vendimin e zbardhur sot: “Kolegji çmon të bazuar qëndrimin e KQZ-së, ku shprehet në vendim se: “dekretimi duhet bërë duke respektuar periudhën zgjedhore (neni 8)”, dhe se dekretimi duhet bërë jo më vonë se 9 muaj … (neni 9)”.

Presidenti i Republikës ka kompetencë të kufizuar në kohë, dhe tej kësaj kohe, ai nuk ka më asnjë kompetencë për të vepruar në këtë drejtim. Pra, as mund të ndryshojë dhe as mund të shfuqizojë datën e zgjedhjeve.

Debati për datën mbyllet ketu, por debati për rolin e Presidentit si burim i krizës politike dhe shkelës i çertifikuar i Kushtetutës, mbetet.

Ky është debat më i thellë, më akut, më i domosdoshëm.

Sot presidenti i Republikës ka mbledhur disa ambasadorë të Perëndimit në Shqipëri, dhe në mënyrë të hapur, ka dënuar në takim, rolin e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Italisë, në këtë krizë.

Jo aq rastësisht, Italia dhe SHBA, janë dy miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë, që kanë siguruar krijimin dhe ekzistencën e shtetit shqiptar.

Presidenti u ka thënë ambasadorëve se përfaqësuesit e atyre dy vendeve do të jenë përgjegjës nëse Shqipëria digjet ditën e diel, dhe ka folur më një gjuhë të çartur, prej një njeriu që ka humbur ekulibrin mendor.

Asnjë ambasador rus, përfshi dhe ata sovjetik, nuk kanë guxuar të flasin në Shqipëri me këtë gjuhë.

Ato deklarata janë bërë në sytë e gjithë ambasadorëve, dhe populli shqiptar duhet të distancohet nga presidenti i vet, një orë e më parë. Askush nuk mund të shpallë në emër të presidentit të Shqipërisë, një vend armik me Shqipërinë, përfaqësuesit e SHBA dhe Republikës së Italisë.

Njeriu që ka uzurpuar zyrën dhe ka bërë sot atë gjest, nuk përfaqëson shqiptarët, nuk përfaqëson historinë e këtij vendi dhe as të ardhmen e tij. Ai duhet të izolohet një orë e më parë, në mos si një tradhtar i lartë, se kështu e vlerësojmë shumë, si një i çmendur me rrezikshmëri të lartë publike.

Presidenti i Republikës ka bërë një provokim të ri, jo për të zgjidhur krizën, por për ta zgjatur krizën. Njeriu që gjoja në emër të zgjedhjeve pa opozitën (që e ka urdhëruar vetë të rrijë jashtë zgjedhjeve), futi Shqipërinë në krizë, ka shpikur një datë tjetër zgjedhjesh, të cilën nuk e pranon as opozita, as shumica, por është pjesë e planit të tij, që t’i japë shanse flakëve të përpijnë vendin.

Presidenti është vënë qartazi në krye të një kryengritje kundër rendit kushtetues, që nuk respekton vendimin e Gjykatës më të lartë për zgjedhjet në Shqipëri, që është Kolegji Zgjedhor, dhe që përpiqet të përdorë zyrën e presidentit, si shtab revolucioni për t’i vënë zjarrin vendit.

Nese Edi Rama deri sot ka dëshmuar vendosmëri se nuk i shtyn zgjedhjet, sepse përndryshe rrezikohet sistemi demokratik në Shqipëri, sot ai duhet të dalë e të deklarojë se nuk e shtyn shkarkimin e Presidentit, sepse ndryshe rrezikohet rendi kushtetues i vendit.

Në maj të 2017-tës, ai provoi te mbronte demokracinë dhe zgjedhjet, duke bërë kompromis me keqbërësit, por sakrifikoi rendin kushtetues (ia thotë Kolegji Zgjedhor këtë me vendimin e tij sot).

Sot ai duhet të mbrojë demokracinë dhe rendin kushtetues, duke refuzuar kompromisin me keqbërësit.

Kriza duket e komplikuar, por në fakt është shumë e thjeshtë. Në qendër të saj qëndron zyrtarisht Ilir Meta. Pas tij qëndron Sali Berisha.

I pari rri pa gjumë gjithë natën dhe mezi pret të dalë dielli në orën 5 të mëngjesit, për t’i hedh benzinë zjarrit mbi Shqipërinë.

I dyti pret të marrë hak ndaj shqiptarëve që e kanë zbuar dy herë nga zyra, një herë me dru e një herë me 1 milionë vota.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, praktikisht e kanë shkarkuar sot Ilir Metën si president të Shqipërisë, duke njohur 30 qershorin si datë zgjedhjesh, njësoj si nuk njohu Sali Berishën president në vitin 1997.

Tani ky vendim duhet të legalizohet nga shqiptarët.

Ne duhet t’u heqim nga duart këtyre dy zjarrvënësve Shqipërinë. Me çdo çmim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 28/06/2019 10:20

    Me presidentin cdo bejme?Ta leme buze rruge ta pshurrin qente e rruges

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg