Baze: Gjykata Kushtetuese duhet mbrojtur nga Ilir Meta

Baze: Gjykata Kushtetuese duhet mbrojtur nga Ilir Meta

Ilir Meta nuk priti të shkonte në zyrë për të bërë atë që pritej të bënte, të dublonte një anëtare të Gjykatës Kushtetuese, që ndërkohë është zgjedhur sipas Kushtetutës, me një të vetën, me shpresë se do deligjitimoje procesin e ngritjes së Gjykatës.

E ka bërë këtë në hollin e aeroportit, në shkelje të kompetencave që i jep Kushtetuta për Gjykatën, në shkelje të procedurës dhe të ligjit që rregullon formimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta i jep të drejtë të zgjedhë dy vetë nga lista që i ofron KED brenda 30 ditëve. Ai zgjodhi vetëm një. Për këtë situatë, Kushtetuta ka parashikuar mekanizëm çbllokues.

Në rast se presidenti nuk e përmbush detyrën e vet për 30 ditë, zgjidhet i pari i listës së renditur nga KED. Dhe ashtu u bë. U zgjodh Arta Vorpsi.

Dublimi i Arta Vorpsit një javë më pas me Marsida Xhaferllarin, e cila ndërkohë ka ende probleme me drejtësinë nëpër këmbë, është veprim i vetëdijshëm për bllokim të Gjykatës, që i duhet mbajtur shënim në procesin e shkarkimit si president. Për gjë tjetër nuk vlen.

Tani Gjykata Kushtetuese ka pesë anëtarë legjitimë, dhe një anëtare shtesë ilegjitime, të zgjedhur nga Ilir Meta.

Ajo që ai ka ndërmend, është që në procesin e betimit ai të mos lejojë të betohet Arta Vorpsi, por Marsida Xhaferllari. Në fakt, Arta Vorpsi nuk ka pse betohet tek presidenti.

Ajo nuk u zgjodh nga presidenti, por nga mekanizmi çbllokues dhe si e tillë, mund të betohet në Gjykatë Kushtetuese.

Xhaferllari duhet konsideruar deri në fund një zgjedhje ilegale dhe nuk duhet lënë të hyjë në Gjykatë Kushtetuese.

Pastaj kur të ngrihet Gjykata mund të ankohet për të gjetur të drejtën e saj. Pasi të gjejë një herë të drejtën e tij presidenti, i cili kërkon të shkatërrojë Gjykatën për të mos u shkarkuar vet.

Kjo Gjykatë tani ka vetëm një armik, dhe ai është presidenti i Republikës. Kuvendi duhet ta mbrojë prej tij./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 13/11/2019 19:16

    SA ME SHPEJT te shkarkohet ky gjoja president,,,,ky tani eshte kthyer ne nje president qe aktet e tij I zbaton vetem familja e tij askush tjeter,,..hiqeni kete ciban se qelbi dynjane….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv