Baze: 'Revolucioni' kundër reformës në drejtësi, përfundoi në protesta në salla gjykatash

Baze: 'Revolucioni' kundër reformës në drejtësi, përfundoi në protesta në salla gjykatash

Ervin Salianji

Ish- deputetët e opozitës dhe zyrtarë të lartë të PD, janë ftuar të marrin pjesë në seancën gjyqësore ndaj ish- deputetit Ervin Salianji, i cili është nën akuzë për fabrikim faktesh lidhur me çështjen “Babale”.

Një skenë e ngjashme ka nodhur në gjyqin ndaj ish- gardistëve që vranë më 21 janar 2011, kur oficerë të Gardës dhe banditë të veshur si oficerë, me bekim politik të pushtetit, mbushinin sallën duke futur nën terror gjykatën.

Edhe pse situata nuk është e njëjtë, instikti për t’u mbrojtur nga drejtësi përmes presionit politik, është i njëjtë.

Ky gjest do të dëmtojë më shumë se këdo, vetë ish- deputetin Salianji. Gjykata ka në dorë ta shpallë fajtor dhe ta dënojë pesë vite burg, ose ta shpallë të pafajshëm.

Pas kësaj “kryengritje” në sallë të gjykatës, nëse ai shpallet i pafajshëm, do konsiderohet jo fitore e drejtësisë, por fitore e presionit politik mbi drejtësinë.

Nëse shpallet fajtor, po ashtu vendimi do ngjyroset politikisht, pasi do të konsiderohet nga opozita, i marrë si kundërpërgjigje ndaj protestës së saj.

Por e gjithë kjo nuk bëhet për të ndihmuar ish- deputetin Salianji. Me sa duket opozita, e cila nuk e ndali dot reformën në drejtësi, po përpiqet të bëjë prova gjenerale, se si mund ta devijojë një vendim të drejtësisë në favor të saj, përmes demonstrimit politik.

Ajo që PD ka lajmëruar në sallën e Gjykatës për Salianjin, është një përpjekje për të konsoliduar një praktikë protestash në Gjykatë.

I ashtuquajturi revolucion i opozitës, një vit më parë, i cili kulmoi me molotovët mbi Parlament e Qeveri dhe në fund mbi qendrat e votimit, ishte qartazi për të ndalur reformën në drejtësi.

Tani pas dështimit dhe pafuqisë për të ribërë revolucion, po përdoren mini-revolucionet në sallat e Gjykatës.

Qëllimi është i njëjtë. Atë që nuk e ndalën dot në rrugë, po përpiqen ta trembin në salla gjykatash.

Salianji është një test nëse mund të përdorin revolucionin në sallën e Gjykatës, si një mjet që të zëvendësojë “Revolucionin” e madh të dështuar kundër drejtësisë.

Nuk është se po shqetësohet dikush për Salianjin, por për gjyqet e tyre. Salianjit më shumë po i prishin punë, se po e shpëtojnë./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 11/12/2019 16:32

    Revolucin nga Salianji ai te ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Tentoi të digjte me benzinë ish gruan në sy të djalit, dënohet me 12 vite burg 52 vjeçari shqiptar

Greqi/ Tentoi të digjte me benzinë ish gruan në sy të djalit, dënohet me 12 vite burg 52 vjeçari shqiptar