Baze: Vajtimi patriotik i hallexhinjve me drejtësinë në Shqipëri

Baze: Vajtimi patriotik i hallexhinjve me drejtësinë në Shqipëri

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Eshtë shumë interesant fakti, që pas thirrjes së Ramush Haradinajt në Hagë, më i qetë është Ramush Haradinaj, se sa Sali Berisha dhe Ilir Meta. Haradinaj mbajti një konferencë për shtyp, dha dorëheqje dhe iku në shtpi, ashtu siç bëri dhe më 2004, kur dosjen e përgatitur nga Jamarbër Malltezi me Lulzim Bashën, e ruaj ende në inboxin e email-it nga prilli i vitit 2003, dërguar prej Jamarbërit nga Prishtina.

Në Tiranë, Sali Berisha me Ilir Metën ja kanë nisë kujës, duke shpikur një skenar ndërkombëtar kundër Haradinajt. Dhe në qendër të këtij skenari, në vend që të ishte ndonjë hall i Ramushit, janë gjithë hallet e tyre.

Biles kryehalli i tyre, përballja me drejtësinë.

Ashtu si në Shqipëri, këta dy personazhe akuzojnë ndërkombëtarët, se po bëjnë një reformë në drejtësi për të goditur Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe t’i hapin rrugë Edi Ramës si “agjent i Sorosit”, edhe në rastin e Ramushit, kanë barazuar Gjykatën e Hagës me gjykatat e Xhin Xhonit dhe kanë shpikur që Ramushin po e thërrasin në Hagë, jo se ka ndonjë gjë në dosjet e tij, por se duan ta heqin nga kryeministër dhe t’i hapin rrugë Hashim Thaçit dhe të tjerëve, pasi Ramushi është kundër projektit amerikan për marrëveshjen Serbi- Kosovë.

Në fakt, i vetmi kryeministër i Kosovës që ka firmosur një korrigjim kufiri dhe i ka dhënë Malit të Zi dhe livadhet e të parëve të vet, është Ramush Haradinaj, por mirë ka bërë, se ajo që ka fituar Kosova është një aleancë e fortë me fqinjin e saj perëndimor, dhe Ramushi mbeti kryeministër deri më sot.

Aksush nuk i tha tradhtar për atë që bëri, përveç Vetëvendosjes. Por kjo është temë tjetër.

Ajo që dua të them, është se hallexhinjtë me drejtësinë në Shqipëri, po e shikojnë rastin “Haradinaj”, si një rast për të qarë hallin e tyre dhe për të shfryrë ndaj Perëndimit, që komandon drejtësinë sipas interesave politike.

Akuza të tilla ndaj Perëndimit, as Enver Hoxha nuk ka guxuar të bëjë në këtë nivel ordiner, dhe që në fakt, pasqyrojnë më shumë makthet e tyre, se sa hallin e Hardinajt.

Haradinaj është i qetë, se ka qenë dy herë në Hagë, dhe ka mundur të dalë i pafajshëm. Ky është një krye-argument që Gjykata e Hagës, është një gjykatë e drejtë, pasi po të isht siç thotë Sali Berisha e Ilir Meta, s’kishin pse e lëshonin dy herët e tjera. Biles kjo është e vetmja histori krenare që ka Ramush Haradinaj si politikan dhe ish- epror i UÇK, pasi historia e tij e mëpasme si kryeministër është një  histori që nuk është dita ta kujtojmë, por as dita ta harrojmë, apo ta parfumosim me patriotizëm një histori qeverisje nepotike, klanore, banditeske, korruptive dhe pse jo, primitive.

Të vetmit që duan të bëjnë politikë me çështjen e Hardinajt sot, janë dy njerëz në Shqipëri që po përgatiten të quajnë me motive politike, ndëshkimin e mundshëm të tyre nga drejtësia. Biles  mundësisht ta quajnë dhe heroike, si Allende.

Për këtë punë u duhet jo vetëm Ramushi si viktimë politike dhe konspirative e Hagës, por dhe Ramushi patriot, që deri tani i ka shitur vetëm livadhet e Çakorit, Malit të Zi, por s’ka lejuar të bëhen pazare të tjera.

Kjo qasje fyese për Ramush Hardinaj nga dy personazhe që vetëm një muaj më parë ishin duke futur Shqipërinë në luftë vëllavrasje, duke përdorur dhe skenarin që Ramushi do t’u dërgonte ushtarë për luftë në Tiranë, në fakt ka të bëjë jo vetëm me makthet e tyre nga drejtësia, por dhe me mënyrën se si ata e kanë përdorur drejtësinë, kur ishin në pushtet.

Për ta drejtësia ka qenë një armë për të goditur kundërshtarët dhe për të bërë politikë, ka qenë një mburojë për të mos dënuar Fatmir Mediun, që varrosi 26 vetë në bzinesin ilegal të djalit të Sali Berishës, ka qenë mburojë për të mos ndëshkuar Lulzim Bashën, mburojë për të mos ngritur padi ndaj Argitës si seksere dhe Sali Berishës, që krekosej që vrau katër qytetarë në bulevard.

Tani që ata nuk e kanë më nën kontroll drejtësinë, nuk dinë kujt t’i qajnë hallin, dhe “ra ky morti i Ramushit dhe u pa halli i tyre”. Halli i tyre është se si të bindin shqiptarët, që drejtësinë në Shqipëri po e komandon SHBA dhe Brukseli, dhe nëse ajo dënon Sali Berishën apo Ilir Metën, është një komplot ndërkombëtar, pasi duan të godasin dy patriotë dhe burra shteti. Si po dënojnë Ramushin, thonë ata me këtë rast. A thua se Ramushi u ka borxh ta bëjnë me zor dhe armik të SHBA e Perëndimit, meqë ata e kanë këtë hall.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 22/07/2019 15:18

    Hey shoku president Meta Leje tani ketu reformen qe ke bere si njeriu besnik i Atdheut Pak interes ose hic per ty Tani matu sa do firosh ne gjatesi dhe do shkosh shume ne gjeresi , Thua se je munduar per Shqipetaret ,por nuk e ndan mundimin me rrembimin qe i bere tere Pasurise Kombetare si nje fshatar i varfer i Skraparit qe more gjithcke qe te ra ne dore deri Floririn e Krrabes . Dhe sot hiqesh si axhami aq sa dhe vete e kupton se po e tepron , Paturpesia me Anfibe si ty ka kaluar normat Shoqerore dhe vellazerore ne kete Epoke Njerezit skan buke te hane Ato njerez qe te votuan dhe i Rope te gjalle Ti pa u shqetesuar hedh ca mufka ME QETESI E DASHURI DHE URTESI ,qe jane aq fjale goditese Per ty si manjek ste ben pershtypje fare Lekura yte eshte e barabarte te nje burri BUC ,qe qesh ngerdheshet dhe behet si limon kur e do natyra ,Por kurre sdegjova dhe mesova qe te ndihmosh ato fukarenj qe sot i perbuz ,Duke bere jete Prallore. Qe do vuash ta garantoj pa dyshim Por thuhet kur je i ri edhe kalohet ,kur vjen ne mashe ,eshte problem Une si njeri i meshirimit ,dhe drejtesise ,te mallkoj tere jeten qe do kalosh per ate shpirt Bastard qe ke treguar e tregon ,ndaj gjakut dhe djerses Popullore Ti Berisha Lulushi dhe Mon-ika do Piqeni ne HELL

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin