Baze: 'Zhurmimi' i Komisionit të Reformës, dekonspiron frikën e Bashës nga zgjedhjet

Baze: 'Zhurmimi' i Komisionit të Reformës, dekonspiron frikën e Bashës nga zgjedhjet

Lulzim Basha

Lulzim Basha po sillet si një “dashnore e lënë” nga Edi Rama. Në mungesë të guximit për të ulur në tryezë të bisedimeve për reformën zgjedhore dhe më ndryshime kushtetuese, nëse është nevoja, ai rri në rrugë dhe zhrumon Komisionin e Reformës që mblidhet nën kujdesin e OSBE ku ai vet e lë karrigen bosh.

Nesër ndërsa komisioni zyrtar I Reformës do të mblidhet për të vazhduar diskutimet, Lulzim Basha në të njëjtën orë do të mbledh Komisionin e PD për reformën zgjedhore dhe do të bëj propozimet në distancë. Është pak qesharake, por më shumë ngjan të jetë një përpjekje për të mos u ulur në tryezë e cila mund të prodhojë kushte për zgjedhje të afërta .

Reforma zgjedhore e shpejtë dhe e gjithë pranuar është I vetmi kusht që në Shqipëri të afrohen zgjedhjet, nëse do dikush ti afroj dhe të rikthej normalitetin në politikën shqiptare. Pa reformën zgjedhore, pa zgjidhur krizën e presidentit dhe pa një konseus mbi ndryshime të mundëshme në kushtetutë, asgjë nuk mund të ndodh deri në vitin 2021, përveç kësaj situatës informale të opozitës, që nga inati I qeverisë, lë vendin bosh e gjuan me gurë nga dritarja të prishi mbledhjen.

Arsyeja pse ka lënë bosh karrigen është pse ai nuk është vetëm për vetëm me Edi Ramën, por ka dhe të tjerë. E sidomos ka depuetë të listës së tij që nuk kanë pranuar bojkotin dhe kanë hyrë në parlament.

Propozimi I PD që Reforma të bëhet vetëm mes atij dhe Edi Ramës dhe një ndërmjetësi ndërkombëtar, fillimisht është hedhur poshtë nga çdo faktor ndërkombëtar. Pra është një kërkesë e refuzuar nga ata që ai I ka ftuar të jenë palë.

Prandaj nëse doni të kuptoni sa seriozisht e ka Lulzim Basha kur flet për zgjedhje të reja apo rikthimin e normalitetit, shikoni ditën kur të pranojë të ulet në tryezë, duke pranuar gabimet që ka bërë dhe duke ju futur punës të fitoj kohën e humbur. Nëse vazhdon ta shtyjë kështu si “dashnore e lënë” me Komisione paralele, thjeshtë është duke ju gënjyer kur ju premton zgjedhje apo zgjidhje të tipit maqedonas, siç ju gënjente për 30 Qershorin apo mosdorëzimin e zyrave. Gjithçka nis  nga ulja në tryezë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri