Gary Lineker është rikthyer në moderimin e emisionit sportiv të së shtunës në Britani, për BBC. "Match of the Day" tanimë do ketë ikonën e saj që prej 1990-tës, me rrjetin britanik që pak ditë më parë shkarkoi nga puna ish-sulmuesin e kombëtares angleze të futbollit.
62-vjeçari Lineker u pezullua të premten e shkuar për komentet që ai bëri duke kritikuar planin e qeverisë konservatore të vendit të tij për të ndaluar azilkërkuesit që mbërrijnë me varka nëpërmjet kanalit të La Manshit.
Gjithçka është lënë pas, teksa drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie ka konfirmuar peshën që Lineker ka te BBC dhe rikthimin e tij. "Të gjithë e kuptojnë se kjo ka qenë një periudhë e vështirë për stafin, kontribuesit, prezantuesit dhe më e rëndësishmja, audiencën tonë. Kërkoj falje për këtë. Gary është pjesë e vlerësuar e BBC-së dhe unë e di se sa shumë do të thotë BBC për Gary-n, dhe mezi pres që ai të prezantojë emisionin tonë fundjavën që vjen".
Lineker, i cili ka luajtur 80 ndeshje dhe ka shënuar 48 gola për kombëtaren e "Tre Luanëve" ka thënë se është falenderues për drejtorin dhe se do vijojnë të bëjnë punë të mirë së bashku. " Doja të falenderoja Tim Davie për mirëkuptimin e tij gjatë kësaj periudhe të vështirë. Ai ka një punë pothuajse të pamundur për t'i mbajtur të gjithë të lumtur, veçanërisht në fushën e paanshmërisë. Jam i kënaqur që do të vazhdojmë të luftojmë së bashku në këtë drejtim".
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kush e ringre PD-në?
-
BERISHA
9.9%
-
BASHA
14.9%
-
LIDERI I RI
75.2%
Vota total: 1488
Lajme të tjera
-
Këto janë dymbëdhjetë nga filmat më të mirë të vitit 2023 deri më tani
13 Maj, 10:04
-
FOTOGALERIA/ Bajrami 2023, falja në Sheshin Skënderbej përzgjidhet nga BBC ndër 12 fotot më të veçanta: Mijëra besimtarë në shesh
21 Prill, 12:48
-
Kritikoi planin e qeverisë angleze për azilkërkuesit, shkarkohet nga BBC ish-kapiteni i Anglisë Gary Lineker
11 Mars, 07:40
-
Autoritetet indiane akuzojnë transmetuesin britanik BBC për evazion fiskal
18 Shkurt, 07:50
-
Lufta në Ukrainë/ 'BBC' nxjerr raportin, identifikohen mbi 13 mijë ushtarë rusë të vrarë, ende asnjë shifër përfundimtare
3 Shkurt, 17:13
-
Nga betejat dhe qyteti historik i Butrintit tek kullat e ngujimit në Alpet Shqiptare, ‘BBC World’ eksploron ‘Mrekullitë e Shqipërisë’
22 Janar, 08:19
-
VIDEO/ Skandal në BBC, zëra pornografik lëshohen në emisionin e Gary Lineker
17 Janar, 22:15
-
‘Nga qytetet romake te bunkerët e komunizmit’, BBC promovon mrekullitë e Shqipërisë: Njihuni me kulturën e larmishme të këtij vendi (VIDEO)
14 Janar, 08:59
-
Artikulli i BBC kushtuar Alpeve shqiptare, Rama: Ogur i mirë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë
4 Janar, 13:41
-
‘Shqipëria vendi më i keqkuptuar i Evropës’, media britanike 'BBC' artikull për Alpet Shqiptare! Rama: Ogur i mirë për promovim ndërkombëtar
4 Janar, 10:17
-
'Shqipëria ishte një botë burrash, e vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte të bëheshe e tillë', historia e Gjystinës, një prej burrneshave të fundit! BBC shkon në Alpe
10 Dhjetor 2022, 19:16
-
Elon Musk kthen zyrat e Twitter-it në 'hotel' për stafin
8 Dhjetor 2022, 09:12