BE, 4 miliardë euro për parandalimin dhe trajtimin e kancerit

BE, 4 miliardë euro për parandalimin dhe trajtimin e kancerit

Parandalimi i tumorit për ta mposhtur atë. Në prag të ditës botërore kundër kancerit, Komisioni Evropian shpall një plan për të luftuar kancerin i cili do të ketë një financim prej 4 miliardë euro nga viti 2021 deri në 2030.

Fondet do të alokohen për kërkime, parandalimi, trajtim dhe rehabilitim. Sipas vlerësimeve mjekësore, 40% e kancerit mund të parandalohet. Për këtë arsye, propozimet e reja legjislative synojnë të ndryshojnë ose eliminojnë zakone të tilla si pirja e duhanit.

Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas u shpreh se ata synojnë të krijojnë një brez evropianësh pa varësi nga duhani .

‘’Ne kemi ambicien të ulim përqindjen e duhanpirësve në Evropë nga 25% në 5% deri në 2040".

Në vitin 2020, 2.7 milion njerëz në Bashkimin Evropian u diagnostikuan me kancer, ndërsa numri i vdekjeve ishte 1.3 milion. Ndikimi ekonomik është rreth 100 miliardë euro në vit.

Vlerësohet se deri në vitin 2035, njerëzit e prekur nga kanceri mund të rriten me 25%, duke e bërë atë shkakun kryesor të vdekjeve në BE.

Sipas Sara Cerdas, eurodeputete portugeze e qendrës së majtë dhe nënkryetare e komitetit parlamentar për luftën kundër kancerit; në 50% të rasteve, nuk janë ende të njohur faktorët rrezikues që ndikojnë në formimin e  sëmundjeve tumorale .Ajo tha se ekziston një nevojë për të investuar më shumë në kërkime, por edhe në studime afatgjata epidemiologjike me qëllim identifikimine e faktorëve e rrezikut .

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale