BE braktis për 5 vjet softuerin e njohjes së fytyrës në vendet publike

BE braktis për 5 vjet softuerin e njohjes së fytyrës në vendet publike

BE do të shqyrtojë ndalimin e njohjes së fytyrës në vendet publike deri në 5 vjet, derisa të jenë vendosur rregulla të reja që mbajnë nën kontroll rreziqet dhe privatësinë. 
Uebfaqet e Reuters dhe Politico.com raportojnë lajmin. 

Plani Europian me 18 faqe vjen në një kohë të debatit intensiv, veçanërisht në SHBA, mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për qëllime të sigurisë.  Plani, që pritet të nis muajin tjetër, parashikon që vendet e BE gjithashtu të kenë autoritete speciale që monitorojnë rregullat.

Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësime për saktësinë dhe përdorimin në rritje të softuerit për njohjen e fytyrës. Autoritetet policore janë të kënaqur me përdorimin e suksesshëm të teknologjisë. Ekzistojnë shqetësime që teknologjia mund të përdoret nga regjimet autoritare për të monitoruar qytetarët

Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësime për saktësinë dhe përdorimin në rritje të softuerit për njohjen e fytyrës dhe janë duke punuar mbi një propozim për një projekt-ligj për të kufizuar përdorimin e softuerit.

Disa ekspertë të teknologjisë janë shprehur të shqetësuar rreth përdorimit të bazave të të dhënave për njohjen e fytyrës, të kontrolluara nga qeveritë dhe kompanitë private.

Kompanitë Google, Microsoft, Amazon dhe Facebook që po punojnë në zhvillimin e programeve për njohjen e fytyrës thonë se siguria e të dhënave është maksimale.

Ndërkohë autoritetet policore janë të kënaqur me përdorimin e suksesshëm të teknologjisë së njohjes sidomos në rastet që kanë të bëjnë me identifikimin e kriminelëve dhe fëmijëve të humbur. Por çoroditjet në algoritme kanë çuar në keqidentifikim.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime që teknologjia mund të përdoret nga regjimet autoritare për të monitoruar qytetarët.

Vende si Kina kanë krijuar tashmë sisteme të gjera mbikëqyrjeje sepse njohja e fytyrës e bën më të lehtë ndjekjen e lëvizjes së një personi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale