BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

Erdogan dhe Scholz

Pas vitesh ngecjeje BE-ja dëshiron të ringjallë marrëdhëniet me Turqinë. Bashkimi Evropian ka interes strategjik për një mjedis të qëndrueshëm në pjesën lindore të Mesdheut dhe është i interesuar për marrëdhënie me përfitim reciprok, thuhet në deklaratën e miratuar në Bruksel nga krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së.

Megjithatë thelbësore është nëse Ankaraja do të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në këtë proces.

Scholz: Jo gjithmonë një partner i lehtë

"Turqia nuk është gjithmonë një partner i lehtë, por është një partner i rëndësishëm strategjik”, tha kancelari Olaf Scholz pas përfundimit të samitit të BE-së në Bruksel. Kjo vlen për "shumë, shumë çështje" tha Scholz. Kjo është arsyeja pse për Turqinë, vend aleat i NATO-s, nevojitet një perspektivë e orientuar drejt së ardhmes.

Gjermania sugjeroi që samiti i BE-së "ta mandatojë mjaftueshëm" Komisionin e BE-së që të zhvillojë negociata për një marrëveshje për migrimin me Turqinë dhe në këmbim të saj lehtësimin e vizave për qytetarët turq që duan të vijnë në BE. "Bashkëpunimi i mirë është në interes të të dyja palëve”, theksoi Scholz.

Bashkimi doganor

Përveç liberalizimit të vizave, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së u shprehën edhe në favor të vazhdimit të bisedimeve për modernizimin e bashkimit doganor mes BE-së dhe Turqisë.

Pas diskutimeve 27 krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën në samitin e tyre që t'i japin mandatin përkatës Komisionit të BE-së.

Komisioni i BE është gjithashtu në favor të vazhdimit të bisedimeve me Turqinë, por kohët e fundit ka theksuar se qëndrimi relativisht jokritik i Turqisë ndaj Hamasit islamik bie ndesh me qëndrimin e BE-së, që e klasifikon këtë si një organizatë terroriste./ DW

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë