BE dhuron 8 mijë tamponë dhe 23 aspiratorë për spitalet Covid, Soreca: Më të fortë së bashku

BE dhuron 8 mijë tamponë dhe 23 aspiratorë për spitalet Covid, Soreca: Më të fortë së bashku

Ogerta Manastirliu dhe Luigi Soreca

Bashkimi Evropian ka vënë në dispozicion të Shqipërisë 10 milion euro të tjera për të përballuar luftën kundër koronavirusit.

Ndërkohë që ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i dorëzoi sot ministres Manastirliu 20 ventilator të fiksuar të ICU së bashku me materialin për 8,000 komplete testimi të shpejtë.

"Bashkimit Evropian rrit mbështetjen e saj për Shqipërinë në luftën kundër COVID19. Duke marrë parasysh emergjencën afatgjatë, përveç 50 milion € të mëparshëm ne kemi adaptuar programet tona të ndihmës në vazhdim për të vënë në dispozicion 10 milion EUR shtesë për çështjet më urgjente. Ambasadori i BE-së Soreca dorëzoi sot tek ministrja Manastirliu 20 ventilator të fiksuar të ICU së bashku me materialin për 8,000 komplete testimi të shpejtë. Më të fortë sëbashku", shkruan Soreca.

Amasadori Soreca është shprehur se BE do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë me qëllim përballimin e situatës së vështirë të shkaktuar nga pandemia e COVID19.

Me strategjinë e përballimit të epidemisë gjatë periudhës vjeshtë-dimër , fuqizojmë strukturat spitalore, jo vetëm për 4 strukturat COVID që kanë një kapacitet rreth 500 shtretërish të dedikuar por edhe në vijim të të gjithë projeksioneve që ekspertët tanë na kanë vënë në dispozicion për t’iu përgjigjur edhe flukseve në rritje, do të dyfishojmë kapacitetet me shtretër, duke përfshirë edhe spitalet rajonale. Jemi duke investuar brenda këtij viti për të rinovuar flotën e pajisjeve të imazherisë me skanera, rezonancë dhe aparatura të tjera në funksion të fuqizimit të kapaciteteve spitalore, ku përfshihen edhe respiratorët. Gjithashtu do të fuqizojmë Urgjencën Kombëtare me 36 autoambulanca të reja”, tha Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 20 respiratorëve të rinj nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, pjesa e pestë e ndihmës së BE-së për Shqipërinë, në kuadër të mbështetjes për përballimit e situatës së shkaktuar nga COVID19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump