BE: Ekzistojnë disa opsione për
Trepçën, situata duhet të qetësohet

BE: Ekzistojnë disa opsione për<br />Trepçën, situata duhet të qetësohet
BRUKSEL - Bashkimi Evropian i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të qetësojnë situatën dhe të gjejnë një zgjidhje pasi për Trepçën ka disa opsione zgjidhje.

Deklarata është bërë nga zëdhënësja e Bashkimit Europian e ngarkuar me çështje të Ballkanit Perëndimor Maja Koçijançiç. Sipas saj do të ishte mirë që t’i jepej kohë adresimit të kësaj çështje në Parlamentin e Kosovës

"Është me rëndësi që të shmangim eskalimin e situatës dhe që të gjithë të merren me qetësimin e gjendjes. Ekzistojnë disa opsione që të shmanget likuidimi i Trepçës. Do të ishte mirë që t’i jepet kohë adresimit të kësaj çështjeje konform ligjit të miratuar dje në Parlamentin e Kosovës", ka deklaruar Maja Kocijançiç

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”