BE kthen mbrapsht domatet shqiptare? Reagon AKU: E pavërtetë! Eksportet kanë vijuar pa ndalim, produktet shoqërohen me certifikatë fitosanitare

BE kthen mbrapsht domatet shqiptare? Reagon AKU: E pavërtetë! Eksportet kanë vijuar pa ndalim, produktet shoqërohen me certifikatë fitosanitare

Domate

Përkundër lajmeve të publikuara në disa prej mediave ku thuhej se Bashkimi Europian ka kthyer mbrapsht domatet e prodhuara në Shqipëri me arsyetimin se nuk përmbushin parametrat e sigurisë AKU ka siguruar se një gjë e tillë është e pavërtetë.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se nuk ka patur kthime të domateve apo të produkteve të tjera të Shqipërisë me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Mes të tjerash, theksohet se kanë vijuar rregullisht eksportet e Shqipërisë me perime dhe fruta drejt vendeve të BE-së dhe se të gjitha produktet e prodhimeve shqiptare kanë certifikatë fitosanitare.

Reagimi i plotë i AKU:

Lidhur me publikimin e disa shkrimeve të paverteta, publikuar në disa portale, duam të sqarojme dhe sigurojmë konsumatorin shqiptar se shëndeti i tyre nuk është në asnjë moment i rrezikuar nga produkti domate dhe po ashtu nuk ka patur kthime nga vendet e Bashkimit Europian për këtë produkt.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit verifikon kthimet e produkteve shqiptare të eksportuara në vendet e BE-së nëpërmjet njoftimeve të menjëhershme që vijnë nga sistemi RASFF (Sistemi i BE i Njoftimit të Menjëhershëm për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) dhe bëjmë me dije se përgjatë vitit 2023 nuk ka patur asnjë kthim të produktit domate me origjinë Shqipërinë e destinacion BE-në.

Duhet të rikujtojmë se, duke u nisur nga informacioni i pasaktë i publikuar ditën e djeshme, Shqipëria ka vijuar të eksportojë produkte fruta - perime, mes tyre edhe domate lirisht me destinacion vendet e Bashkimit Europian, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.

Të gjitha produktet domate që eksportohen nga vendi ynë shoqërohen ne certifikatë fitosanitare që vërteton gjendjen shëndetësore të produktit me origjinë joshtazore, si dhe sigurinë e këtij produkti.

Këto produkte veç nënshtrimit të kontrollit zyrtar në prodhim nga agronomët zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, analizohen edhe në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve, duke garantuar shëndetin e konsumatorit shqiptar, por edhe atij europian.

Trupa e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është gjithnjë në gatishmëri për ndjekjen e gjurmueshmërisë së produkteve jokonforme, kundrejt kërkesave ligjore, dhe në rastet e konstatimit të shkeljeve të kërkesave ligjore merren marrë masat administrative përkatëse për gjetjet e evidentuara nëse ka.

I bëjmë thirrje konsumatorit dhe medias të ndjekë informacionin e plotë zyrtar lidhur me garantimin e sigurisë ushqimore nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke mos u bërë pre e dizinformimit.

-AKU: Domatja shqiptare, e sigurt, asnjë kthim në vitin 2023 nga BE

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nikola prej Tivarit: 28/05/2023 18:37

    Ketu ne Mal te ZI jane domatet te ardhur nga Shqiperia!çmimi 1.39 € dhe ne etiketen shkruan,vendi i prolluar Albania.

    Përgjigju
  • Une: 28/05/2023 16:33

    AKU eshte shnderruar ne nje institucion qe promovon dhe mbron pasigurine ushqimore. Inspektoret e AKU jane te paafte per te kryer detyren. Po te asistosh ne inspektimet qe kryejn do shikoni qe ato kontrollojn vetem pjesen e higjenes ne subjekte. Me produktet ushqimore nuk merren fare. Nje pune te tille mund ta bej fare thjesht dhe nje puntor nga rruga pa asnje klase shkolle. AKU duhet Bere nga e para dhe kjo nis me shkarkimin e te gjithe punonjeseve aktual dhe rekrutimin e punonjeseve te tjere.

    Përgjigju
    • Une: 28/05/2023 21:56

      Pse ste pelqen ty arsyetimi i AKU. Domatet shqiptare jane shume te pasta. .

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)