BE me mision të kufizuar vëzhgues në zgjedhjet në Kosovë

BE me mision të kufizuar vëzhgues në zgjedhjet në Kosovë

Bashkimi Evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se nuk do të jenë në gjendje të angazhojnë mision të plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, për shkak të kohës së shkurtër të mbajtjes së tyre. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan - do të mbahen më 18 dhjetor. Kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në veri, që bartin targa të paligjshme serbe. Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat.

Szunyog tha se janë duke diskutuar ngushtë me autoritetet në Kosovë rreth përgatitjeve për zgjedhjet e shpallura në katër komunat veriore dhe se janë në konsultime me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe autoritetet tjera. Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Këto komente Szunyog i bëri në një konferencë për media më 2 dhjetor, ku u prezantuan gjetjet preliminare dhe konkluzionet mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2021. Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Kosovë ka propozuar 23 rekomandime për autoritetet në Kosovë. Rekomandimet fokusohen në regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, mbikëqyrje efektive të financimit të partive, reklamimin zgjedhor në platformat online, pastrimin e listave të votuese dhe rekomandime tjera.

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Kosovë, Lukas Mandl, tha se rekomandimet mund t’i përmirësojnë zgjedhjet e ardhshme dhe t’i fuqizojnë institucionet demokratike. Misioni për Vëzhgimit e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian është organ i pavarur dhe neutral, mandati i të cilit është për të vlerësuar procesin zgjedhor konfirmon standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve. Bashkimi Evropian që nga viti 2013 ka vëzhguar të gjitha zgjedhjet në Kosovë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)