BE miraton 14.2 miliardë euro ndihmë financiare për vendet në proces zgjerimi, përfiton edhe Shqipëria! Fokusi te zbatimi i reformave

BE miraton 14.2 miliardë euro ndihmë financiare për vendet në proces zgjerimi, përfiton edhe Shqipëria! Fokusi te zbatimi i reformave

Foto ilustruese

Shqipëria dhe 7 vende të tjera përfitojnë nga ndihma financiare prej 14.2 miliardë eurosh e dhënë nga BE në mbështetje të shteteve që janë në proces zgjerimi.

Drita jeshile për këtë ndihmë financiare është dhënë sot nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se fondet do të vlejnë për periudhën 2021-2027 dhe do t'i ndihmojnë vendet të zbatojnë reformat e nevojshme me synim përparimin e tyre drejt BE. "Vëmendje e veçantë do t'u kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat e reformave themelore”, thuhet në deklaratë.

Fokusi do të jetë te reformat në fusha të tilla si sundimi i ligjit, administrata publike, zhvillimi ekonomik dhe konkurrueshmëria, reforma institucional e politike,  sociale e ekonomike për të qenë në përputhje me vlerat e BE dhe për t'u përshtatur në mënyrë progresive me rregullat, normat, politikat dhe praktikat e BE.

Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte. Sipas deklaratës, shtrirja dhe intensiteti i ndihmës mund të ndryshohet, në rast të mungesës së vazhdueshme të përparimit të përfituesve në fushat e reformave themelore. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë