Ekskluzive/ Financimi rus i PD e Berisha 'non grata', BE për Report Tv: Ndëshkim partive me fonde të fshehta, sanksione edhe për individët e korruptuar

Partitë politikë shqiptare që marrin financime të fshehta do të sanksionohen nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht që paketa për llojin e sanksioneve nuk është përfunduar, zyra e shtypi e Parlamentit Evropian, i tha Report Tv, që  “Bashkimi Europian do të përfshijë në sanksione partitë politike, aktivitete specifike dhe individë që janë përgjegjës dhe të përfshirë në vepra korrupsioni”.

Pyetjes nëse ish-kryeministri Sali Berisha është në listën e zezë të BE-së për tu shpallur 'non grata', ashtu siç është njoftuar disa herë nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, zyra e shtypit të Parlamentit Europian nuk pranoi  t’i referohej emrave konkret, por ata i thanë gazetarit Ermal Qori se “masat kufizuese të vendosura nga BE-ja synojnë edhe vendet kandidate, subjektet joshtetërore dhe individët’.

Sipas zyrës së shtypit, kjo e fundit ka qenë një kërkesë e kahershme e Parlamentit Evropian. Prandaj, Parlamenti do të ndjekë nga afër këtë iniciativë për t'u siguruar që ajo të zbatohet dhe zbatohet me shpejtësi dhe në mënyrë efektive.

“Edhe pse vendimi për vendosjen e sanksioneve i takon Këshillit të BE-së. Parlamenti do të ushtrojë një presion të rëndësishëm politik në këtë drejtim. Kjo ka qenë shumë e qartë për paketat e sanksioneve të miratuara si pasojë e agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës, me Parlamentin Evropian si nxitësin kryesor politik dhe shtytësin e procesit.

Në programin e punës të Komisionit Europain për vitin 2023, do të merren nisma konkrete për fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. E para  prezantimi i një Pakete të Mbrojtjes së Demokracisë për të rritur mbrojtjen e BE-së kundër ndikimit të huaj të fshehtë dhe financimit të fshehtë; dhe përfshirja e korrupsionit në regjimin e sanksioneve të BE-së

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 26/09/2022 12:33

    Sanksiononi Serbin dhe Edvin shkjaun shqipfolës që luajn me miliona e Putinit…oj ???????? lavire

    Përgjigju
    • Goni mbushi Niko Shkrepi: 26/09/2022 14:06

      Arber, ki pak respekt per moshen e Sales. Sala, Iliri,Mona, Luli i vocerr, çap çap.... ke 7 penxheret.

    • Tani: 26/09/2022 14:03

      Sorry Arbërori.... rradhen e ka Sala, si me i vjeter qe eshte, pak respekt te lutem. Tulle tulle, bojne dy tulla.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot